BallinaKryesoreCR7 mbetet çështje, mediat portugeze të bindura: A do të luajë kundër...

CR7 mbetet çështje, mediat portugeze të bindura: A do të luajë kundër Zvicrës?

C.Ronaldo është kthyer në çështje edhe në radhët e përfaqësueses portugeze, vendi i fundit në botë ku CR7 mbetet ende i paprekshëm. Pavarësisht se ky status është vendosur ndjeshëm në dyshim, madje tifozët, 70% e tyre nuk e duan titullar, mediat portugeze shkruajnë se ylli i futbollit luzitan edhe ndaj Zvicrës do të zbres në fushë nga minuta e parë e parë.

foto galeri

foto galeri

“CR7 qëndron në formacion”, ishte titulli i Record. Shumë polemika rreth Ronaldo-s shkruan e përditshmja portugeze, por do të jetë pjesë e 11 startuese. “Sfidë brenda ose jashtë”, shkruan “A Bola” në faqen e parë duke shtuar se çështja Ronaldo mbetet e hapur.

Në konferencë për shtyp edhe trajneri Fernando Santos është pyetur mbi këtë temë, mbi C.Ronaldo-n dhe gjestet e tij të fundit në sfidën kundër Koresë së Jugut:

Fernando Santos And Cristiano Ronaldo Cropped 19p119z3sd3iw1ikx29u8yc6jl

“Nuk kam dëgjuar asgjë nga ajo që ka thënë në fushë, pashë vetëm duke bërë fjalë me një futbollist korean. Më pas e pashë në TV dhe nuk më pëlqeu aspak. Jo, nuk më pëlqeu. Ajo që dua të theksoj është se të gjithë lojtarët janë në dispozicion për sfidën kundër Zvicrës.

 

 

A do të jetë Ronaldo titullar? Unë e them formacionin gjithnjë ditën e ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, përpara se të nis ndeshja, kështu ka qenë gjithnjë. Çështja është e mbyllur, të gjithë janë në dispozicion”, u shpreh Fernando Santos në konferencë për shtyp.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular