BallinaKryesoreIsh-truproja i Berishës akuzon kolegët, Osman Levanaku: Turp t’u vijë që nuk...

Ish-truproja i Berishës akuzon kolegët, Osman Levanaku: Turp t’u vijë që nuk e mbrojtët dot liderin!

spot_img

Një nga ish-truprojat e ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Osman Levanaku ka reaguar me një status të gjatë në Facebook, ku e quan turp faktin që Berishën nuk e mbrojtën dot truprojat e tij.

“Keqardhje e madhe për mua. Nuk është nevoja të krenohem kur punoja vet që për 9 vet nuk u prek asnjë qime floku .Dhe pse pushteti, Bandat ishin të pushtetit të veshura me pushtet.Por perkushtimi, Motivimi ishin ne maksimum. Lideri është Baba, Prindi, Vëllai . Dhe unë kete kisha në trurin tim. Nuk lejoja afër as nipërit e mi dhe as tijët, as politikanë që shpesh ju ngelte hatri. Kush më njeh e di ëqe kurrë nuk gënjej per asgje. Me njeh Flamuri, Strazimiri, Mediu, Jozefina e gjithë përfituesit të mirave te Pushtetit të , më njeh mirë dhe shoferi aktual i Berishes që nuk falja dhe nuk neglizhoja asgjë e shumë tjerë. Isha i pergjegjeshem per çdo rast e çdo gjë e ne çdo kohë. Ne pune e jashtë saj. Vleresoja një mize kur kalonte per te dyten here e jo nje bandit qe i afrohet pa u dridhur qerpiku.. Lideri nuk është bodyguard. Nuk di të mbrohet se mendon që ka njerezit e duhur per rreth qe merren me sigurine e tij.. Agresori çfarë deshi bëri. Të ishte me armë do e përdorte dhe kishte thike do e qëllonte, kishte grushta e qelloi.

Shihi rojet. Anjëri nuk e në të vërtetë kush është roje e kush jo.Të gjithë me syze pa kujdes, mburravecë të lehtë pa eksperiencë. Dikush dhe mburret mbrapa duke thene a e pe si e rrahem agresorin. O te turpruar zhdukuni nga aty. Është lideri historik. Nuk është Rama që mund ta rrahësh e nuk e ka per gjë. Jeni të turpëruar dhe kush ju drejton ju. Duhet t’ju vij turp dhe t’ju dhemb zemra si mua për atë qe ndodhi . Lideri është lider. Turpi është i juaji që nuk e mbrojtët”, shkruan ish-truproja Osman Levanaku në një status të gjatë të publikuar në Facebook-un e tij./J.H/dritare.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular