BallinaAktualitetShaqiri pas ndeshjes: Jemi të zhgënjyer, u kërkoj falje të gjithë tifozëve

Shaqiri pas ndeshjes: Jemi të zhgënjyer, u kërkoj falje të gjithë tifozëve

Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror. Portugezët triumfuan 6:1 ndaj Zvicrës në 1/8 e finales, duke dominuar totalisht ndeshjen.

Kësisoj, ka marrë fund edhe rrugëtimi i tre shqiptarëve që luajnë për Zvicrën, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit

Shaqiri pas ndeshjes u shpreh shumë i zhgënjyer dhe u kërkoi falje tifozëve.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Në emër të ekipit, u kërkoj falje të gjithë tifozëve që nuk arritëm të bënim paraqitjen tonë të zakonshme. Ne kemi plane të mëdha. Por ky është futbolli, herë pas here tregohen limitet. Kështu ishte edhe sot. Ne e humbëm lojën në pjesën e parë dhe më pas duhet të ndiqet rezultati. E përgëzoj Portugalinë për golat, por rezultati ishte padyshim shumë i lartë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular