BallinaKryesoreDita e Rinisë/Endri Hasa: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", aspiratë e...

Dita e Rinisë/Endri Hasa: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, aspiratë e parealizuar. Koha është tani! Sot e ardhmja duhet të rishkruhet nga…

Nga Endri Hasa
Si sot 32 vite më parë në 8 dhjetor studentët me lëvizjen e tyre u ngritën për ti dhënë fund regjimit, për të grisur perden e errët të diktaturës dhe për të hapur një kapitull të ri për një Shqipëri që sheh gjithmonë nga perëndimi.
Shqiptarët brohoritën fort “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” por kjo aspiratë mbetet sot ende e parealizuar për shkak se të rijve të vitit 90 ju vodh e ardhmja europiane nga nje klase politike korruptuar. Aspirata Europiane është e parealizuar ende sepse komunizmi dhe mendësia e tij në të vërtetë nuk u shua kurrë. Të rinjtë sot e kërkojnë Europën duke u larguar, ata duan të largohen sepse i ka humbur shpresa.
Që ti rikthejmë buzqeshjen këtij vendi, që ti kthejmë shpresën rinisë duhet sot po ajo kurajo dhe po ai idealizëm i dhjetorit 90. Duhet një herë e mirë të shkëputemi nga e kaluara dhe të ngrihemi në lartësinë e kohës duke krijuar një politikë të brezit të ri,nga të rijtë dhe për një Shqipëri vërtetë Europiane.
Sot e ardhmja duhet të rishkruhet nga fëmijët e atyre që u ngritën në vitin 90 dhe që shpresën e sakrificën e tyre e kanë mishëruar tek bijtë e tyre.
Sot duhet të kemi kurajon për tu ngritur në lartësinë e duhur dhe për tu shkëputur përfundimisht nga e kaluara dhe mentaliteti komunist dhe për të krijuar një klasë politike të re, me mendësi perëndimore që do të na mundësojë të shkruajmë të ardhmen Europiane që aspiruan studentët e dhjetorit 90.
Gjithë secili duhet të bëjë betejë e tij për Shqipërinë Europiane.
Koha është tani!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular