BallinaAktualitet"Gëzuar ditën e Rinisë", anëtari i Komisionit Nismëtar dhe kreu i parë...

“Gëzuar ditën e Rinisë”, anëtari i Komisionit Nismëtar dhe kreu i parë i PD për Tiranën: Lëvizja u tradhëtua, por idealet, qëndresa e atyre që i dolën përballë kuçedrës staliniste

Nga Zenel Hoxha
GËZUAR DITËN E RINISË
32 vjet më parë sëbashku me studentët nisëm rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe demokracisë, të shtruar më parë, nga heronjtë që mbrojtën trojet shqiptare nga fqinjët grabitqarë, nga të rinjtë që ranë gjatë luftës dytë botërore për një Shqipëri demokratike e jo komuniste-terroriste, nga intelektualët e familjet e tyre të përsekutuara, që nuk u gjunjëzuan para regjimit më të egër në Europë.
Studentët dhe ata që ju bashkuan atyre që në orët e para, ( pa mbërritur demonët) e nisën qëndrësën për të mos u kthyer kurrë nga udhëtimi i tyre drejt Europës edhe sikur të sakrifikoheshin.
Unë hedh poshtë me neveri çdo artikulim nga ditëzinjtë, që e konsiderojnë Levizjen Studentore si sahat të kurdisur nga ish regjimi.
Lëvizja u tradhëtua, por idealet, qëndresa e atyre që i dolën përballë kuçedrës staliniste, do të vazhdojnë të mbeten përjetë në kujtesën e kombit shqiptar.
I lumtur që bëra atë që duhej në kohën e duhur së bashku me miqtë e mi të përjershëm studentët trima të Dhjetorit 1990.
Z.Hoxha
Pjesëmarrës në front të parë të Levizjes Studentore Dhjetor 1990
I zgjedhur unanimisht nga studentët si Anëtar i Komisionit Nismëtar të PD
Kryetari i parë i PD për Tiranën
Londër, më 8.12.22
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular