David J. Kostelancik, pritet të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Kostelancik zëvendëson në këtë detyrë ambasadoren aktuale Yuri Kim.
Ai është një diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër.
Ai filloi shërbimin e tij si këshilltar për politikën e jashtme të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021.
Z. Kostelancik më parë shërbeu si Zëvendës Shef i Misionit, dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e SHBA-së në Budapest në Hungari, ku ofroi udhëheqje dhe udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash.
Detyrat e tjera në Departamentin e Shtetit përfshijnë si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jug-Qendore dhesi Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.
Më herët në karrierën e tij, ai shërbeu dy herë në Ambasadën e SHBA në Moskë, duke përfshirë një detyrë si Asistent Special i Ambasadorit Thomas Pickering, me përgjegjësitë për shtrirje në të gjithë Rusinë dhe shkrimin e fjalimeve.
Detyra të tjera jashtë shtetit përfshijnë Misionin e SHBA në OSBE dhe Misionin e SHBA në NATO, duke u fokusuar në të dy misionet në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Ankara, Turqi.
Ai shërbeu gjithashtu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqëndruar në marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore.
Z. Kostelancik mori një diplomë Bachelor nga Universiteti Northëestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, një diplomë Master nga Universiteti i Miçiganit në Studime Ruse dhe të Evropës Lindore, si dhe një diplomë Master Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare.
Ai flet shumë mirë shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht. Ai dhe gruaja e tij janë prindër të tre djemve të rritur.
***
Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në Senat nga ku zhvillohet një dëgjesë e më pas është senati që e miraton.
Deri në emërimin e ambasadorit të ri, ambasada amerikane do të drejtohet nga zëvendësambasadori Demian Smith që nisi detyrën si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë në korrik 2021.