BallinaKryesore8 dhjetori, Basha: Inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur,...

8 dhjetori, Basha: Inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar

8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja.’
Me këto fjalë e nis statusin e tij ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha për Ditën Kombëtare të Rinisë.
Basha shkruan në postimin e tij se 8 dhjetori është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzim i madh për çdo të ri dhe ishte pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane.
Basha shton më tej në postimin e tij se ëndërra e Shqipërisë europiane që ngriti në këmbë studentët 32 vite më parë mbetet ëndërra më e bukur dhe më përbashkuese e brezave, por edhe më frymëzuesja e rinisë së sotme.
Statusi i plotë i Lulzim Bashës:
8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane
#Ëndrra e Shqipërisë europiane që ngriti në këmbë studentët #32vjet më parë, mbetet jo vetëm ëndrra më e bukur dhe më përbashkuese e brezave, por edhe më frymëzuesja e rinisë së sotme!
Prandaj dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular