BallinaKryesoreRama dhe Xhaçka marrin atributet e Senatit amerikan, si kryeministi po gëzon...

Rama dhe Xhaçka marrin atributet e Senatit amerikan, si kryeministi po gëzon për ikjen e Yuri Kim

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëri sot një njoftim të pazakontë, duke bërë të ditur se kanë nisur procedurat për largimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
Tingëllon e çuditshme, por gjithçka është bërë nga një institucion shqiptar dhe jo nga përfaqësia diplomatike e SHBA në Tiranë, apo nga Departamenti i Shtetit.
Madje Ministria e Jashtme nëpërmjet postimit në Twitter thotë se di edhe kush do të vijë ambasador i ri i SHBA në Shqipëri, por që nuk ia thotë emrin për shkak se nuk ua lejon procedura.
Pra, deri në këtë moment Rama dhe Xhaçka kanë marrë atributet e Kongresit e Senatit amerikan ku kalojnë procedurat e DASH që bën emërimin.
Të gjitha të dhënat flasin se Yuri Kim po largohet nga Edi Rama.
Përplasjet e Ramës me ambasadoren amerikane janë të hershme tashmë dhe lufta mes tyre nisi për kreun e ri të SPAK.

Rama dhe Xhaçka marrin atributet e Senatit amerikan, si kryeministi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular