Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të premteje. Nga informacionet paraprake raportohet se një automjet ka goditur për vdekje një person
Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgjik.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.