BallinaKryesoreGjykata Kushtetuese i vendos ultimatum Kuvendit: Brenda vitit të plotësohet boshllëku ligjor...

Gjykata Kushtetuese i vendos ultimatum Kuvendit: Brenda vitit të plotësohet boshllëku ligjor për votën e emigrantëve. Është cenuar e drejta…

Gjykata Kushtetuese i ka vendosur ultimatum Kuvendit të Shqipërisë për votën e emigrantëve. GJK ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”

Në vendim thuhet se është konstatuar cenimi i të drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet e fundit të përgjithshme ndërkohë që Kuvendi detyrohet që brenda vitit të plotësojë boshllëkun ligjor.

Vendimi i plotë

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash ,

VENDOSI:

  1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
  2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.
  3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
  4. Pushimin e gjykimit lidhur me Urdhrin nr. 219, datë 19.04.2021 të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular