BallinaKryesorePD përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve: Fitore e...

PD përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve: Fitore e votës së lirë, zgjedhjet e vitit 2021 antikushtetuese. Gati të ndryshojmë kuadrin ligjor

PD përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve: Fitore e votës së lirë, zgjedhjet e vitit 2021 antikushtetuese. Gati të ndryshojmë kuadrin ligjor për votën e emigrantëve

📝 #Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e votës së emigrantëve, është një fitore e madhe për shqiptarët dhe votën e lirë në Shqipëri 🇦🇱

Njëkohësisht, ky vendim është një grusht për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat me plot gojën mund të quhen antikushtetuese.

Për Partinë Demokratike, ky vendim është dëshmi e asaj që kemi thënë në krye të herës, se mohimi i të drejtës së votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, është cenim i të drejtës kushtetuese të votës.

Gjithashtu ky vendim është dëshmi tashmë Kushtetuese, që zgjedhjet e shkuara janë një pasqyrim jo real i votës dhe rrjedhimisht janë zgjedhje të cilësuara tashmë zyrtarisht #antikushtetuese.

☑️ PD e përshëndet këtë vendim dhe ofron të gjithë gatishmërinë e saj për të mundësuar që në zgjedhjet e ardhshme të drejtën e votës së mohuar për emigrantët shqiptarë. Ne jemi të angazhuar maksimalisht që në Reformën e re Zgjedhore të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

☑️ PD ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë parti e votës së lirë, për çdo shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular