BallinaUncategorizedGrupi famëkeq "Wagner" hap qendër në Serbi/ Udhëhiqës, një personi i shpallur...

Grupi famëkeq “Wagner” hap qendër në Serbi/ Udhëhiqës, një personi i shpallur ‘non-grata’ në Kosovë

Grupi famëkeq Wagner, udhëheqësi i të cilit është Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi në kanalin Telegram se ka hapur në Serbi qendrën e tyre kulturore dhe informative të miqësisë dhe bashkëpunimit “Orly (Shqiponja)

“Me nxitim po ju informojmë për rezidencën tonë të re ‘Qendrën PMC Wagner – Qendra Kulturore dhe Informative Ruso-Serbe e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ANO Orly’. Ideologu dhe udhëheqësi i Qendrës është Aleksandar Lisov”, thonë ata në platformën e Telegramit.

Ata kujtojnë se në vitin 2017, “si rezultat i aktiviteteve të tija bamirëse, autoritetet e Prishtinës e kanë përfshirë Lisovin në listën e personave të ndaluar për të hyrë në territorin e Kosovës”.

Misioni i qendrës është diplomacia publike, qëllimi i së cilës është forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis Rusisë dhe Serbisë”.

Shqiponjat, si reparte të Qendrës PMC Wagner, merren me llogaritë informative të liberalëve rusë që kanë ikur në Serbi dhe po përpiqen të kryejnë aktivitete antiruse me qëllim të diskreditimit të Rusisë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve midis popullit rus dhe serb”, shkruan në njoftim.

Ndër të tjera, thuhet se ata së bashku me bashkëpunëtorët nga Serbia dhe Rusia i kanë ngritur një monument Princit të shenjtë rus, Aleksandar Nevskit në qendër të Beogradit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular