Një inxhiniere ndërtimi ka rënë pre e një mashtrimi në Patra, Greqi.
Mësohet se një burrë e ka kontaktuar me telefon duke u shtirur si një punonjës i bashkisë dhe me pretekstin se i ka paguar paratë, i ka kërkuar llogarinë bankare për t’u siguruar. Por kjo lëvizje ka rezultuar fatale për gruan në fjalë.
Siç u konstatua, personi që u shtir si punonjës në bashki ka arritur të marrë shumën prej 35,700 eurosh. Identiteti i burrit nuk është bërë ende i ditur.