BallinaKryesoreYuri Kim drejt largimit, Berisha “shpërthen” ndaj diplomates së SHBA: Po flaket...

Yuri Kim drejt largimit, Berisha “shpërthen” ndaj diplomates së SHBA: Po flaket një limon i shtrydhur…

Ish kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ditën e sotme ka komentuar edhe deklaratën e Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e ambasadorit të ri në vendin tonë.
Berisha në fjalën e tij bëri një deklaratë të fortë ku u shpreh se përfaqësoi padenjësisht SHBA, po “flaket” si një limon i shtrydhur.

BerishaUnë e lexova , unë nuk e habita për deklaratën e Edi Ramës mer zëdhënësen Xhacka. Por me këtë rast dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flakje me një limoni të shtrydhur, në 100 vite marrëdhenie diplomatike mes dy vendeve nuk ka pasur kurrë një diplomate amerikane që ti kete dëmtuar këto marrëdhenie më shumë se Yuri Kim. Sjelljet dhe veprimet e saj në Shqipëri nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore të vendeve të lira, me parimet dhe nenet e konventave nderkombetare,  te respektimit të sovranit të një vendi. Ajo zhvilloi një veprimtari tepër të padenjë për përfaqësuesin e nje vendi  partner dhe mi

I ka lejuar vetes të thërrasë deputetët sikur të ishin ushtarë, për t’i vënë kundër Sali Berishës. I ka përpunuar me orë e kërcënuar. Kërcënimet e saj se demokratët do të hanë bar nëse do të mbështesin Sali Berishën, thirrjet për të treguar se për kë duhet apo nuk duhet të votojnë, kundërshtimi për çdo konventë, për të shkelur ligjin dhe për të bërë shumicën-pakicë dhe pakicën-shumicë. këta janë akte të shëmtuara dhe tregon se po të mos kishin qenë…Me protesta paqësore, paqësisht do të ishte kërkuar largimi i saj sa më shpejt nga Shqipëria. Nuk pranohet, nuk ka kurrë një diplomat në historinë e këtij vendi që të ketë bërë ndërhyrje brutale, t’i ketë lejuar vetes që të marrë rolin e Presidentit, më shumë se ai madje sepse ajo shkon e mban fjalën në Gjykatën Kushtetuese në vend të Presidentit. Gjeti një klikë delinkuentësh, të inkriminuar, të kapur kokë e këmbë nga krimi e droga dhe ndiqte fijet e tyre. Në fund kërcënoi se do të emëronte dhe shefin e SKAP-it të partisë. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular