BallinaSportVan Gal largohet me statistikën unike, lë Holandën i pamposhtur në dy...

Van Gal largohet me statistikën unike, lë Holandën i pamposhtur në dy Botëror

Holanda i ka dhënë lamtumirën Botërorit përsëri me penallti dhe përsëri përballë të njëjtit kundërshtar të 8 viteve më parë, Argjentinës. Ky duket se është fati i trajnerit Luis Van Gal në drejtimin e kësaj përfaqësueseje, pasi trajneri largohet nga Kupa e Botës pa njohur humbje në këtë aktivitet në dy edicione ku ka drejtuar.

Van Gal regjistron 12 ndeshje në drejtim të Holandës në këtë aktivitet, 7 në vitin 2014 dhe 5 në këtë edicion. Në këto ndeshje, ai ka regjistruar 8 fitore dhe 4 barazime. Dy nga këto barazime më pas kanë çuar në goditjet e penalltive dhe në të dy rastet ka qenë Argjentina që e ka eliminuar në këtë mënyrë. Kjo në fakt ishte hera e parë në historinë e Botërorëve që një përfaqësuese (Argjentina) mundte një tjetër (Holandën) në dy seri të ndryshme penalltish. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular