BallinaAktualitetEMRAT/Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit

EMRAT/Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit

Ditën e sotme janë bërë disa ndryshime në postet drejtuese të Policisë së Shtetit. Tonin Vocaj është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës, duke zëvendësuar Lorenc Panganikën, i cili shkon në Akademinë e Policisë.
Ndryshimet e tjera si më poshtë:
Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranë. Duke zëvendësuar Lorenc Panganikën. Ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.
Vendin e Vocajt e zë Sokol Bizhga. Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë. Niko Brahimaj emërohet në Fier. Ervin Hodaj në Shkodër.
Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marëdhëniet Ndërkombëtare. Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.
Ndryshimet do të prezantohen nesër nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Ndryshimet u raportuan nga gazetarja Bleona Sari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular