BallinaSportRonaldo është i bindur: Nejmar do kthehet, por ka nevojë për… psikolog

Ronaldo është i bindur: Nejmar do kthehet, por ka nevojë për… psikolog

Ronaldo “Fenomeni” e di çfarë do të thotë të fitosh me Brazilin por edhe të mos arrish atë objektivin madhor që pritet gjithmonë nga “seleçao” në një Kupë Bote. Ai është i bindur se dështimi në Katar do të lërë shenjë te Nejmar, edhe pse ka bindjen se ai do të kthehet në përfaqësuese

“Nejmar do të kthehet me dëshirën e zakonshme, me të njëjtën dëshirë. Por doja të përforcoja këtë nevojë për të monitoruar shëndetin mendor të sportistëve tanë. Unë e trajtoj atë në filmin tim. Është shumë e rëndësishme për ne që ta trajtojmë këtë çështje, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kupën e Botës, ku e gjithë bota po e shikon kombëtaren. Bota po shikonte Nejmar.

Do të këshilloja të bënim një ndjekje psikologjike për t’i bërë ballë këtij presioni, i cili është jashtëzakonisht joproporcional për qenien njerëzore”, tha ai para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular