BallinaKryesoreDoni të shikoni finalen e botërorit live? Nga më e lira tek...

Doni të shikoni finalen e botërorit live? Nga më e lira tek tribuna VIP, sa kushtojnë biletat

Botërori i futbollit “Katar 2022” jep “shfaqjen” e fundit ditën e diel, më 18 dhjetor, ora 16:00 me orën tonë, ku Franca dhe Argjentina do përballen për t’u ngjitur në krye të botës.

Sigurisht, përveç rëndësisë së kësaj ndeshjeje, por edhe për faktin se është kompeticioni i fundit i Leo Messit, biletat për ta parë nga afër këtë përballje kushtojnë shumë.

Kështu, një tifozi për të parë nga afër Messin dhe Mbappe, do i kushtojë nga 516 euro, për biletat që konsiderohen më të “këqijat” për të ndjekur këtë ndeshje, deri tek 1600 euro, për vendet më të mira.

Nga ana tjetër, biletat që konsiderohen si çmime “të mesme” kushtojnë rreth 850 euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular