Gazetari dhe komentatori sportiv nga Kosova Milaim Krasniqi ka ndërruar jetë sot në moshën 53-vjeçare.
Krasniqi ishte prej emrave më të njohur të gazetarisë sportive në Kosovë. Ai për dekada ka punuar në Radio Kosova, ndërsa në periudhën e fundit është përballur me një sëmundje të rëndë, të cilës nuk i ka mbijetuar.
Krasniqi ka drejtuar emisione të ndryshme në radio, ndërsa zëri i tij ishte i njohur për adhuruesit e sportit në mbarë Kosovën.