BallinaAktualitetKreu i ri i SPAK/ “Qytetarët presin...'”, Artan Hoxha: Dumani ka mbështetjen...

Kreu i ri i SPAK/ “Qytetarët presin…’”, Artan Hoxha: Dumani ka mbështetjen e aleatëve. Nuk i ka borxh askujt, ndaj…

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Altin Dumani.

Hoxha u shpreh se Dumani ka mbështetjen e aleatëve, referuar SHBA dhe BE.
Ai shtoi se mbetet për tu parë nëse ai do të plotësojë pritshmëritë e publikut dhe të mundësojë, “prekjen e të paprekshmëve”, apo do të bjerë pre e presioneve.

Pjesë nga biseda në studio:

Të tre i plotësonin kriteret, i diferencoi vetëm suporti që kishin nga pas.

 

 


Nëse Kraja e përmbysi rezultatin nga mbështetja e politikës, këtë radhe amerikanët u futën më fort dhe donin që struktura të drejtohej nga një njeri të cilin ato e donin. Pa amerikanët nuk do kishim Reformë në Drejtësi.

Kjo dëshmon kush është Dumani dhe çfarë ai përfaqëson. Çdo prokuror që është sot në SPAK ka pasur në jetën e vet çështjes shumë të rëndësishme. Drejtori i SPAK, njeriu që bën shpërndarjen e dosjeve, nuk ka short si në strukturat e tjera, njeriu që ka kontaktet me aleatët e mëdhenj që nga SHBA, BE tj. Ndaj qeveria minimalisht do një njeri që të mos kapet gafil.

Nëse arrestohet një ministër në detyrë skandali është i madh, ndaj ai do një njeri që ta dijë që më parë se kush është vënë në shënjestër.

Dumani dhe Kraja, nga dallojnë?

Të 17 prokurorët e SPAK, i njoh të gjithë, fakti që kanë kaluar vetingun i plotësojnë kriteret për të qenë aty, por karizma e tyre, karakteri, të qenit protagonist apo jo, këto bëjnë diferencën. Kraja kishte punuar me Ramën , Metën dhe Berishën.

Prokurorët kanë qenë mes nesh, edhe ata janë nën presionin e politikës dhe pritshmërive tona. Prokurorët janë para presionit të publikut sepse janë aty për të prekur të paprekshmit. Ndërkohë të paprekshmit që janë në krye të politikë s e pushtetit nuk duan të preken. Kush do të prevalojë, këtë duhet të shohim. Krajja nuk kishte strukturat, nuk kishte BKH, mungesë eksperiencë, ka dhënë shenja të mira por këmbëngulja e Ambasadës Amerikane, sepse Dumani është njeri që aleatët tanë e mbështesin. Ka treguar që ka kurajë në hetime të mëparshme që ka bërë, fakti që u bë presion që të mos zgjidhet tregon se ai nuk i detyrohet askush.

Dosjet e nivelit të lartë duhet të ecin përpara se publiku nuk ka më durim dhe po humb besimin. Në një shtet normal nuk duhet të ndodhte kjo gjë, nuk do hynte një ambasador i një shteti tjetër. Meqë jemi në një situatë anormale detyrohemi të pranojmë të keqen më të vogël. Pavarësisht se ajo tha që nuk është aty për të ushtruar presion ajo dërgoi një mesazh shumë të fortë dhe rezultati sot tregoi që kryeministri humbi dhe SHBA fitoi. Vota e Stojanit që shkoi për Xholin i ka dhënë fitoren Dumanit. Kryeministrit i duhej një prokuror që të kishte kontakte me të që të mos kapet gafil, ky që erdhi sot nuk e ka atë afrimitet. Dumani ka hetuar çështje kur kolegë të tij janë tërhequr, ai ka mundësinë të tregojë çfarë është i zoti të bëjë. Ne besonim që Dumani është në gjendje që ta çojë SPAK në nivel tjetër.
Dashur pa dashur do të duhet të bashkëpunojnë. Nëse njëri lëshon litarin bie edhe krahu tjetër. Por a do ta justifikojë SPAK besimin që kanë SHBA-të? A do të shkojmë lart, ku? Tek zëvendëskryeministrat, ish-ministrat, ish-presidentët e të tjerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular