BallinaKryesorePas KLP, Edi Rama kërcënon GJK për ankesën e ndërtuesve: Gjykata të...

Pas KLP, Edi Rama kërcënon GJK për ankesën e ndërtuesve: Gjykata të mos lajthisë! Le të shkojnë edhe në Hagë po të duan

VALENTINA MADANI/ Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kryeministri Edi Rama kërcënoi dje edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pas një ankesë të drejtuar nga Shoqata e Ndërtueseve për shembjet selektive të vendosura nga qeveria.

Por kreu i qeverisë u bëri presion anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të bëjnë kujdes në momentin e vendimit. Rama shpërndau një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan se pallatet do prishen ose do konfiskohen për interes publik, ndërsa paralajmëroi anëtarët e Kushtetuese për vendimin e tyre, duke shkruar se uron që ajo të “mos lajthisin”. “Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!”, shkruan Rama.

Pak javë më parë, në shkelje të plotë të ligjit IKMT shembi godinën e “Prestige Resort” duke mos pritur vendimin e Gjykatës Administrative. Kjo ishte një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj linjës editoriale të mediave në pronësi të presidentit të “Hysenbelliu Grup”, Irfan Hysenbelliu. Qeveria nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas në sekuestrimin e pallateve të ndërtuara pa leje, ose në tejkalim të kateve të ngritura ndryshe nga çfarë parashikohej në lejen ndërtimore. Këtë e dëshmon pikërisht reagimi i Kryeministrit Edi Rama në adresë të Shoqatës së Ndërtuesve, që kanë zgjedhur rrugën e ankimimit në Gjykatën Kushtuese për të bllokuar këtë iniciativë të qeverisë.

Disa muaj më parë, përmes një vendimi,qeveria i shpalli tolerancë zero të tilla ndërtimeve. Deri më tani janë disa pallate dhe kate pallatesh të konfiskuara nga shteti. Këtë veprim kryeministri e argumentoi me faktin se denoncimet për të tilla ndërtime, nuk u hetuan dhe nuk u ndëshkuan nga prokurorë të caktuat, të cilët sipas kreut të qeverisë, janë kapur nga kompanitë e ndërtimit. Edhe PD e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje. Kërkesa u depozitua nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ndërsa mban firmën e 28 deputetëve, mes tyre të ishkryedemokratit Lulzim Basha.

PD kërkon shfuqizimin e këtij vendimi me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi cenon barazinë e qytetarëve para ligjit. Në shtator të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi vendimi për bllokimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet. Deri më tani vetëm “Ideal Cosntruction shpk” ka vendosur t’i dhurojë shtetit shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë, e cila do të përdoret për interes publik. Ndërkohë janë sekuestruar edhe godina të tjera. Pak javë më parë, Kryeministri Rama njoftoi se ka firmosur 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Në një videomesazh nga zyra e tij, u shpreh se dosjet vijojnë të flenë prej kohësh në prokuroritë e rretheve. Kreu i qeverisë thekson se po ngushtohet rrethi i shkeljeve pasi sipas tij, pas këtij operacioni të nisur nuk do të ketë më ‘guximtarë’ që do të ndërtojnë pa leje. Por dy muaj pas padisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një tjetër kërkesë për shpallje antikushtetues të vendimit vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje është depozituar në Gjykatën Kushtetuese. Ka qenë Shoqata e Ndërtuesve, e cila ka bërë së fundmi kërkesën. Ky lajm ka sjellë edhe reagimin e Kryeministrit Rama i cili ka shkruar se ligji do të zbatohet ndërkohë që anëtarëve të Kushtetueses u ka bërë thirrje që ‘të mos lajthisin’

VKM E QEVERISË PËR NDËRTIMET PA LEJE

Sipërfaqet që kalojnë në pronësi të shtetit nuk konsistojnë në realizimin nga subjekti zhvillues të detyrimit në kuptim të nenit 19, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”. Nëse kërkesa pranohet, Këshilli Kombëtar i Territorit vendos ndryshimin e lejes përkatëse të ndërtimit duke njohur të drejtën e ministrisë përkatëse për administrimin e pronave shtetërore si bashkëpërfituese e objektit të ri, i cili do të konsiderohet si objekt i ndërtuar në kushtet e lejes së ndërtimit. Ministri përgjegjës për administrimin e pronave shtetërore, brenda 7 (shtatë) ditëve nga njoftimi i vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, nxjerr urdhrin për zbatimin e tij, i cili, përmban:

a) autoritetin përgjegjës për ndjekjen e procedurës së konfiskimit të objektit;

b) të dhëna identifikuese për objektin që po konfiskohet;

c) masat në zbatim të parashikimeve të pikave 2, 3 dhe 4, të këtij vendimi, dhe shprehjen e vullnetit të subjektit zhvillues;

ç) parashikimet për ndalimin e tjetërsimit të destinacionit të objektit deri në zbatimin nga ana e subjektit zhvillues të detyrimit ligjor që rrjedh nga ky vendim.

Nëse subjekti shpreh interesin për të parablerë punimet pa leje, ministri përgjegjës për administrimin e pronave shtetërore kryen procedurën e parablerjes dhe bën derdhjen e fondit përkatës në llogarinë e të ardhurave të thesarit në degë me destinacion llogarinë speciale të shpronësimeve pranë Bankës së Shqipërisë.

Autoriteti përgjegjës për ndjekjen e procedurës së konfiskimit të objektit, sipas përcaktimeve të pikës 11, brenda 7 (shtatë) ditëve nga nxjerrja e urdhrit të ministrit përgjegjës për administrimin e pronave shtetërore, i njofton masën e konfiskimit të objektit personave apo subjekteve që preken nga masa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular