BallinaOP EDInstalimi i TEC-ve lundruese në Vlorë, aferë e pastër korrupsioni

Instalimi i TEC-ve lundruese në Vlorë, aferë e pastër korrupsioni

Nga Gezim Zilja
“Për dy vjet prodhojnë ose jo energji kemi: 72 mln USD, vetëm për qira, që qeveria do t’i paguajë kompanisë për TEC-in ndotës. Nuk po llogarisim këtu sesa do ia blej KESH-i, TEC-ve kilovat/orën i detyruar nga kontrata, pavarësisht sa është çmimi në tregun e lirë.”
Dy ditë më parë Ministrja Balluku, pasi parashtroi planin për ndërtimin e një sërë rrugëve të reja foli se tashmë nuk do të përdoret fasho e 800 kilovat/orëshit, për familjet shqiptare, sepse qeveria mendon për popullin dhe rënia e reshjeve ka qenë e bollshme. Por reshjet, shtoi ajo, do të jenë deri më 17 dhjetor. Dhe si një kujdestare fëmijësh naivë vazhdoi: -Për të kursyer ujin (nuk do të ketë më shira vallë deri dhjetorin tjetër?!) do vihen në punë dy TEC-et lundruese të ardhura nga Bangladeshi të ankoruara në Portin e Zvërnecit. Edhe shejtan edhe budalla thotë një fjalë e urtë e popullit të stërvuajtur shqiptar. TEC-et u muarën nga fundi i botës, shëmbull unik ky në Evropë, sepse gjoja do të kishte krizë të rëndë energjitike. Në maj dhe qershor KM-ja çau ekranet e televizioneve me konferenca demagogjike mbi krizën energjitike që do të pllakoste në Europë për shkak të luftës në Ukrainë. U tha që TEC-et lundruese do të përdoren gjatë muajve të thatësirës qershor-shtator 2022 për të kapërcyer krizën. Madje Balluku, me paditurinë e saj të admirueshme, -tha që SHBA-të favorizuan Shqipërinë, sepse këto makina rrangallë të ndaluara në Europë i kërkoi dhe Gjermania dhe ia dhanë Shqipërisë madje me çmim më të ulët. Shumë e ulët steka e inteligjencës me këto argumenta foshnjarakë të Ministres. Le të arsyetojmë pak.

  1. Ministrja gënjeu kur tha se gërmadhat që do të prodhojnë energji do të vihen në punë muajt e verës. Muajt e verës na kanë lënë shëndenë e TEC-et prodhuan zero energji elektrike.
  2. Në zonën ku janë vendosur TEC-et po vazhdon puna për thellimin e detit mbasi nuk plotësohen kushtet (zhytje 3,5m) për ankorimin e anijeve. Puna për thellimin po shkatërron pyllin me hedhjen e rërës dhe ujit të kripur në zonën pyjore ekzistuese. Gjithë vlerën e ndërtimit të infrastrukturës e paguan qeveria shqiptare.
  3. Anijet që do të prodhonin energji elektrike gjatë verës u ankoruan në portin e Zvërnecit më 9 shtator. Qysh nga kjo datë, duke iu referuar kontratës së lidhur (TEC-et janë marrë me qira për dy vjet) me shoqërinë amerikane qeveria do t’i paguajë kësaj qira 100.000 USD për çdo ditë. Deri në janar pa prodhuar asnjë ditë energji qeveria shqiptare do t’u paguajë TEC-ve lundruese 120 ditë x100.000 USD/ditë=12.000.000 USD. Për dy vjet prodhojnë ose jo energji kemi: 720 ditë x100.000USD/ditë=72.000.000 USD. Theksoj vetëm për qera. Nuk po llogarisim këtu sesa do ia blej KESH-i, TEC-ve kilovat/orën i detyruar nga kontrata, pavarësisht sa është çmimi në tregun e lirë.
  4. Anijet do të furnizohen nga toka me bote gjigandë deri në tridhjetë ton për të cilat do të rrafshohen rreth 2(dy) ha pyll për t’u parkuar, shkarkuar e vendosur tubacionet.
  5. Puna po vazhdon, por leja mjedisore nuk është dhënë ende nga ministria përkatëse, gjë që përbën shkelje të rëndë të legjislacionit shqiptar. Sa u tha më lart duket qartë se kemi të bëjmë me një vjedhje të turpshme të taksapaguesve shqiptarë. Kontrata me TEC-et lundruese duhet të anullohet dhe opozita duhet ta kallëzojë në SPAK këtë aferë të turpshme.

Rezervat ujore të hidrocentraleve janë të bollshme. Shira e borë do të ketë e rezervat do të rriten. Shqipërisë edhe për pesë muaj i mjafton energjia që prodhon vetë, madje KESH ka filluar me kohë shitjen e energjisë. Atëherë përse duhet të vihen TEC-et lundrues në punë? KESH-i shet energji jashtë Shqipërisë dhe blen nga dy rrangalla që qelbin dynjanë me djegijen e mazutit? Sa mend do të kuptohet që po vidhet ditën me diell?

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular