BallinaKryesoreToti: Mesi është lojtari më i miri në botë, por Maradona i...

Toti: Mesi është lojtari më i miri në botë, por Maradona i papërsëritshëm

Debati nëse është më i mirë Mesi apo Maradona ka përfshirë të gjithë. Natyrisht që para se të krahasohen objektivisht, Leos i duhet të arrijë të fitojë dhe atë çfarë për momentin ka më shumë Diego, Kupën e Botës.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” i ka marrë një mendim në lidhje me këtë temë të pashtershme ish-kapitenit të Romës dhe ish-kampionit të botës me Italinë, Françesko Toti. Ai ka folur për krahasimin mes dy legjendave të Argjentinës, por natyrisht që është ndalur dhe te finalja mes Argjentinës dhe Francës, ku përballë do të jetë dhe Mesi e Mbape.

“Lionel Mesi është një lojtar i shkëlqyer, është më i miri në botë. Por për mua qëndron disa shkallë poshtë Diego Maradonës. Diego është i papërsëritshëm. Për mua ai është personifikimi i futbollit”, ka thënë Toti.

Sa për finalen dhe duelin Mesi-Mbape, legjenda e Romës ka zgjedhur të mbajë ekuilibrat në opinionin e tij. “E kam të vështirë të zgjedh një skuadër në finale. Sikurse e kam të vështirë të zgjedh mes Mesit dhe Mbapesë. Nëse do të ishte për mua, do t’i merrja të dy”, tha ai. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular