BallinaSportMessi fiton “Topi i Artë i Botërorit”, Mbappe “Golashënuesi më i Mirë”,...

Messi fiton “Topi i Artë i Botërorit”, Mbappe “Golashënuesi më i Mirë”, tre argjentinas “pushtojnë” çmimet

Argjentina u shpall kampione bote teksa mposhti Francën pas një ndeshje të cmendur. 90 minuta u mbyllën në barazimin 2-2 kur Mbappe shënoi 2 gola për dy minuta pak para fundit të sfidës. Shtesat vazhduan me të njëjtin ritëm teksa Argjentina kaloi sërish në avantazh me Messin por përsëri Mbappe do të rikthente baraspeshën me penallti. Ruleta e 11-metërshav ishte në favor të amerikano-latinëve.Janë shpallur edhe cmimet për lojtarët më të mirë të turneut. Enzo Fernandez shpallet Lojtari i Ri më i Mirë në Botërorin e tij të parë. Mesfushori ka qenë fantastik për bardhekaltrit. Portieri më Imirë shpallet sigurisht Martinez i Argjentinës.

Lavdi edhe për Kylian Mbappe i cili me 8 golat e shënuar shpallet Golashënuesi më i Mirë duke lënë pas Messin me 7 gola. TOPI I ARTË i Kupës së Botës do të shkojë për Leo Messi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular