Nga Naim Hasani
Gjykata e Larte ne Britani ka shpallur sot si te ligjshme politiken e qeverise Britanike per transferimin e azilkerkuesve ne shtetin e Rwandes.
Gjykata e Larte ne Britani ka shpallur sot si te ligjshme politiken e qeverise Britanike per transferimin e azilkerkuesve ne shtetin e Rwandes.
Ne te njejten kohe gjykata ka vendosur qe vendimet e Ministres se Brendeshme per 8 azilerkuesit qe iniciuan procedurat per rishikim gjyqesor te vendimeve qe ata duhet te ktheheshin ne Rwanda jane te paligjshme.
Ato vendime tashme jane anulluar dhe Ministria e Brendeshme do ti shqyrtoje edhe njehere e te vendose me nje vendim te dyte nese do ti dergoje apo jo ne Rwanda.
Gjykata ka vendosur qe fluturimet ne Rwanda nuk duhet te fillojne te pakten deri me daten 16 Janar 2023, kur kjo gjykate do te shqyrtoje kerkesat e mundeshme te seciles pale per te apeluar ne gjykaten e Apelit.
Padyshim ky eshte nje vendim shume i rendesishem dhe i shumepritur nga qeveria Britanike, qe tashme ka nje vendim gjykate ne favorin e saj por pa asnje dyshim beteja ligjore do te vazhdoje ne te gjitha shkallet e drejtesise Britanike por ndoshta edhe ne Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut.
Ky vendim prek ne menyre te drejtperdrejte azilkerkuesit shqiptarë te cilet si ata te vendeve te tjera mund ta gjejne veten ne shtetin e Rwandes edhe pse kane pasur qellim te aplikojne per azil ne Britani.
Gjithsesi beteja ligjore vazhdon dhe eshte drejtesia ajo qe do te thote fjalen e fundit ne kete ceshtje shume te rendesishme qe ka ne themel respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te azilkerkuesve qe kane mberritur ne Britani.
Me poshte mund te gjeni linkun e vendimit te sotem te gjykates.
Naim Hasani
Solicitor
Oliver & Hasani Solicitors
![May be an image of monument and outdoors](https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/320411331_3083798791924562_3146527116704055685_n.jpg?_nc_cat=109&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeFYg_cUaRxOvSl-84XF2lH-8h69AemJ4d3yHr0B6Ynh3R5e7NF57cg1AE8cho-QiWtIZkkYEvNUBuwI0YMh9ltJ&_nc_ohc=en5eQhSPc8gAX9bktgU&tn=Qt3ulccvQwQr2mNx&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&oh=00_AfBn-vMnEseH_WPSoomK3tzBG7g1i1rJcsjNh-z4Sr94nw&oe=63A5456A)