BallinaKultureHistoriani i mirënjohur Prof.Hajredin Isufi mbush 90 vjeç, Bujar Leskaj: Veprat e...

Historiani i mirënjohur Prof.Hajredin Isufi mbush 90 vjeç, Bujar Leskaj: Veprat e tij, jetësojnë çdo ditë Çamërinë

Nga Bujar Leskaj
Sot, 25 dhjetor, historiani i mirënjohur Prof.Hajredin Isufi mbush 90 vjeç.
Prof.Hajredin Isufi ka lindur në fshatin Rrëzanj, Çamëri më 25 dhjetor 1932.
Më 1962 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologji. Ka punuar si arsimtar. Gjatë kësaj kohë, që nga viti 1964, është marrë në vijimësi me studime për historinë e Çamërisë.
Ka punuar si bashkëpunëtor i jashtëm në Institutin e historisë, Tiranë.
Veprat e tij, jetësojnë çdo ditë Çamërinë, duke e përjetësuar në lartësinë e idealeve më të larta patriotike çështjen mbarëkombëtare çame.
Botimet e tij me karakter studimor, historik e akademik, mbëshetur në fakte e argumenta të shëndosha, të dokumentuara, janë:”Kryengritja e Kurbinit dhe Dom Nikolle Kacorri”, Studime historike, 1986, nr.2 ; “Politika e shteti grek për dëbimin e popullsisë çame në vitet 1914-1928 dhe qëndresa çame”, Studime historike, 1993 (1-4), Tiranë 1997 ; “Aneksimi i dhunshëm i Çamërisë dhe Greqia dhe lufta e shqiptareve për mbrojtjen e saj “(bashkëautorë me prof. Dr. Pëllumb Xhufi), Studime historike.
Krahas studimeve e librave të botuara, studiuesi, botuesi, historiani e akademiku i mirënjohur çam ka botuar një tërësi analizash e publikime të tjera eseiste, duke pasuruar edhe botën publicistike.
Patriotizmi i tij, ndërthurur me intelektualizmin akademik, kanë qenë energji e pandërprerë frymëzimi për t’iu përkushtuar plot shpirt çështjes kombëtare, çështjes së të gjithë shqiptarëve, ashtu siç është çështja çame por dhe përkushtim të palodhur e të vyer trajtimit akademik e studimor të shumë çështjeve të mëdha kombëtare.
Shkrimet e tij për figura të shquara të Rilindjes Kombëtare, artikuj historik për ngjarje të mëdha kombëtare, ku në thelb kanë patriotizmin dhe vlerat tona kombëtare, botimi i të cilave ka qenë i pandërprerë, ndër të cilat: “Një këngë të kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, Drita, Tiranë, 15 mars 1981 ; “Çamëria, fakte të vërteta dhe të sisura”, Koha jonë, 13 tetor 2002 (replike me historianin grek, Llambros Balicitios) ; “Përgjigje greko-amerikanit” (Geixh), Koha jonë, 16 dhjetor 2002 ; “Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947”, Tiranë 2002, është monografia e tij e parë ; “Çamëria, studime historike-sociologjike”, Tiranë 2006 ; “Roli i Nikolle Kacorrit dhe klerit katolik në Lëvizjen kombëtare Shqiptare” ; “Çështja Çame dhe integrimi evropian”, Tiranë 2005 (bashkeautor).
Historiani i mirënjohur, Hajredin Isufi, në librin “ÇAMËRIA, Studime historike-Sociologjike Shek XIII-XX”, është i pari, që trajton me seriozitet, mbështetur në dokumente dhe të dhëna të tjera, marrëdhëniet e myslimanëve me të krishtetrët në Çamëri, si dhe me grekët dhe vllehët. Lexuesi në këtë libër përmes dokumentacioneve e fotove që e shoqërojnë studimin, do të gjejë një informacion të bollshëm e të bazuar mbi problemin e autoktonisë së shqiptarëve të çamërisë në trojet e tyre historike, marrëdhëniet gjenetike e etno-kulturore mes çamëve të krishterë dhe atyre myslimanë, mbi marrëdhëniet e tyre në jetën e përditshme e veçanërisht në çastet e vështira të historisë së Çamërisë.
Në ditëlindjen e tij të 90-të, i urojmë shëndet e jetë të gjatë pranë të gjithë të dashurve.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular