Prof.Asc.MARSIDA DULI, mjekja nefrologe që investimin e një jete e ka në shërbim të veshkës!

0
3984

Nga Mina HYSA
Dëshira për të patur një profesion në jetë dhe arritur atë kërkon shumë mund dhe djersë. Nis si një ëndërr fëmijërie, por për ta realizuar, duhet të punosh shumë deri ditën që do të diplomohesh. Diploma është thjesht një pasaportë për të dal në jetë, duhet që kjo pasaportë të të shërbejë dhe ta justifikosh! Vetëm atëherë të nderon!
Janë disa profesione që do të duhet të  studiosh dhe përditësohesh sistematikisht edhe pas studimeve, por për mjekësinë, edukimi nuk mbaron asnjëherë. Pse e them këtë?! Sepse në kohën që jetojmë, teknologjia dhe teknikat e trajtimit përditësohen vrullshëm dhe mjekëve do iu duhet të ecin me hapin e kohës. Shqipëria është rasti ku duhet vërtet që një mjek të jap më të mirën dhe ec krah literaturës bashkëkohore dhe teknologjisë për të shërbyer në mënyrë sa më të mirë ndaj nevojave të pacientëve pasi ke në duar jetën e tyre. E nëse kjo ndodh, atëherë qytetarët do të krijojnë besim dhe do të kërkojnë pa frikë të trokasin tek dera, por dhe ky vend do të ketë fituar profesionistë që nuk duhen lënë të ikin siç fatkeqësisht po ndodh.
Të ushtruarit e një profesioni si ai i mjekut, nuk mjafton vetëm me literaturën e shfletuar gjatë viteve të studimeve në fakultet, por do të duhet që veç dashurisë për bluzën e bardhë që mbart humanizmin, edhe të zotërosh cilësitë dhe aftësitë më të mira për specialitetin për të cilin je kualifikuar.
Rasti që do të sjellim sot në startneës, është vërtet mbresëlënës. Bëhet fjalë për një zonjë që nuk ka reshtur asnjë ditë në jetën e saj në të nxënit të dijeve, ku veç përkushtimit ndaj familjes, nuk ka lënë asnjë sekondë bosh në të përditshmen e saj duke punuar për t’u kualifikuar.
Ndonëse e re në moshë, ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të qenë ajo që është sot, një mjeke e shkëlqyer.
Quhet Prof.Asc. MARSIDA DULI, mjeke nefrologe pranë Shërbimit të Nefrologjisë dhe Dializës në QSUT. Pa shumë fjalë, pacientët që trajtohen nga doktoresha të pyetur të gjithë të thonë fjalët më të mira, kanë veç bekime për të! Ndihen më të lehtësuar nga dhimbjet jo vetëm me trajtimin që marrin por dhe me fjalët e ëmbla që doktoresha nxjerr nga goja!
Profesoreshë Duli është histori suksesi e kjo mund të thuhet me gojën plot, e cila veç profesionalizmit dhe humanizmit, ka dhe cilësitë e një zonje të nderuar dhe edukuar dhe art të vetin ka komunikimin, një armë e fortë për marrdhëniet mjek-pacient. Doktoreshë Marsida Duli, për çfarë ka arritur, atë që ka dhënë në shërbim të pacientëve, por dhe në auditore si pedagoge dhe drejtuese duhet të merret si shembull për ata që duan të kenë karrierë të shënjuar!
Profesore e Asociuar Marsida Duli, pedagoge e Fakultetit te Mjekësisë, Nefrologe pranë QSUT ofron ekspertizën e saj në diagnostifikimin dhe trajtimin e:
Infeksioneve Urinare
Gurëve në veshka, menaxhimin metabolik dhe komplikacionet e tyre
Trajtimin e Hipertensionit
Komplilacionet nefrologjike të diabetit
Sëmundjet renale kronike
Sëmundjet renale në shtatzani
Komplilacionet nefrologjike të prostates
Dëmtim renal akut
Glomerulonefritë
Sëmundje reno-vaskulare
Sëmundjet malinje renale
E gjeni çdo ditë pranë PREMIUM CLINIC.
E ardhur nga një zonë arsimdashëse si Shkodra, djep i qytetërimit dhe kulturës shqiptare znj.Duli dhe mbi të gjitha nga një familje mjekësh ajo  ka të gjithë eksperiencën e duhur dhe kualifikimet e mundshme për profesionin që ushtron. Qytetarët shqiptar kanë fatin të kenë brenda sistemit shëndetësor një mjeke e cila është e denjë të punojë në çdo spital europian për atë çfarë ka punuar dhe përfituar fal një pune të madhe studimore dhe eksperimentale. Aftësitë e Prof.Asc. MARSIDA DULI vijnë të ndërthurura me literaturë dhe eksperiencë perëndimore që në hapat e para të saj të mbarimit të studimeve.
Doktoresha ka kryer studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka kryer studimet “Master”  në vendin fqinj për “Menaxhim Shëndetësor” në Universitetin e Sienas në Itali e më pas edhe studimet e specilizimit afatgjatë në Nefrologji dhe Dializë. Ka ndjekur shumë kualifikime pas universitare kryesisht në specialitetin e Nefrologjisë ndaj dhe është një mjeke së cilës i beson verbërisht. Aktualisht znj.Duli është edhe pedagoge e Anatomisë në Departamentin e Morfologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Prof.Asc. MARSIDA DULI ka një eksperiencë të gjatë si mjeke dhe mbi 14 vite si pedagoge por edhe drejtuese e disa institucioneve të arsimit të lartë. Ka eksperiencë të gjatë klinike dhe ka kontribuar duke lënë gjurmën e saj në formimin e shumë brezave të profesionistëve të shëndetësisë në vend.
Një tjetër angazhim i znj.Duli ka qenë si Këshilltare e Ministrit të Shëndetësisë si pjesë e projektit Lead Albania të mundësuar nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim.
Marsida Duli, mban titullin akademik ‘’Profesor i Asociuar’’. Gradën shkencore ‘’Doktor i Shkencave’’ e ka mbrojtur përmes studimit të thelluar, zhvilluar në imazherinë e veshkave dhe ka botuar disa tekste shkencore dhe akademike.