BallinaKronikeEMRAT/ Plagosje në Sukth, përfundon në spital pas sherrit banal një 28-vjeçar....

EMRAT/ Plagosje në Sukth, përfundon në spital pas sherrit banal një 28-vjeçar. Policia në ndjekje të autorit

Një sherr banal mes dy personave në Sukth të Durrësit ka degraduar në përdorimin e armës së gjahut, këtë të martë të 3 janarit. Një 28-vjeçar ka përfunduar në spital nga plagët e shkaktuara nga çiftja, pasi është qëlluar nga shtetasi Gëzim Hoda.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Gëzim Hoda ia ka mbathur dhe është në ndjekje nga policia.

Sipas News 24, Lavdurim Përnezha, 28 vjeç, është i plagosuri i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular