BallinaKronike“Kush e ka implikuar djalin, do e...”/ Me lot në sy, flet...

“Kush e ka implikuar djalin, do e…”/ Me lot në sy, flet bashkëshorti i pastrueses që vodhi 120 mijë euro nga shtëpia e zyrtares: S’kam pasur dijeni! Gruaja le të dënohet por…

Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozetës dhe babai i Havier Dobit, nënë e bir që vodhën 120 mijë euro nga banesa e Alda Klosit ka treguar se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin kriminal të tyre.

Me lot në sy, Spartak Dobi është shprehur për emisionin “Review” se djali i tij nuk ka faj në këtë mes, teksa hedh dyshime se atë e ka implikuar e ëma në këtë ngjarje.

Madje, kryefamiljari thotë se nuk dinte as për shumën e parave që ata kishin fshehur në shtëpi. Më tej, Dobi tha se familja e tij nuk vuante ekonomikisht.

Pyetje: Ke pasur dijeni për krimin që ka kryer bashkëshortja?

Dobi: Jo nuk kam pasur asnjëherë dijeni. As nuk dua të kem me atë më.

Pyetje: Sa vite me me të

Dobi: Me gruan kam 25 vite që jam martuar. Kam dy fëmijë. Goca është martuar, ka një vajzë, që është shtatzënë që qan tani. Si unë tani.

Pyetje: Por për djalin keni pasur dijeni?

Dobi: Djali nuk ka punë fare. Unë i jepja lekë djalit, skishte pse të ishte futur në këtë ngjarje. Kur ka ardhur koha që i ka thënë të ëmës. Merre ti përsipër, që të dalë unë. Ti të dënohesh.

Pyetje: Kush e ka implikuar djalin në këtë ngjarje?

Dobi: Nuk e di të saktë. Se po ta di, do i vras të gjithë si familje. Nuk shpëton njeri nga këta njerëzit për atë djalin që kam unë. Më vjen keq që po qaj.

Pyetje: Kur ka ardhur policia?

Dobi: Policia ka ardhur pardje. Bëri kontroll dhe nuk gjeti asgjë.

Pyetje: Ti e di se ku kanë qenë paratë?

Dobi: Jo nuk e di. Unë marrë pension të mirë. Jam pensionist, kam punuar në polici. Sot kam qëndruar gjithë ditën me Ministrin e Drejtësisë kam folur me të. Kemi punuar bashkë në Bashkinë e Tiranës. Kam qarë dhe i kam thënë këto gjëra. Mos u mërzit më tha, do bëjmë çmos për të liruar djalin. S’ka djali faj. E ëma ja ka dhënë e ëma ushqimin. Jam shumë i prekur me këtë punë.

Pyetje: Djalit i kanë sekuestruar një makinë?

Dobi: Makinën le t’ia heqin. Tjetrën e kam unë. Djali shkonte punonte natën. Lekët nuk i ka marrë djali im për vjedhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular