BallinaAktualitetSherr mes ultrasve të Napolit dhe Romës, një i plagosur! Policia ndërhyn...

Sherr mes ultrasve të Napolit dhe Romës, një i plagosur! Policia ndërhyn me gaz lotsjellës…

Tifozët e Napolit dhe Romës janë përleshur në autostradën del Sole mes Monte San Savino dhe Arezzo.

Ultrasit e Napolit ishin nisur drejt Xhenovas për ndeshjen kundër Sampdorias të planifikuar për në orën 18:00, ndërsa tifozët verdhekuq udhëtonin drejt Milanos, për ndeshjen që do të zhvillohet në orën 20:45 në “San Siro”.

Sipas informacioneve fillestare, një grup ultras nga Napoli kanë qëlluar me gurë ndaj romanistëve dhe pastaj erdhi reagimi i verdhekuqve. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur ku më pas është dërguar në spitalin e Arezzo-s.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe për të evituar situata të tjera të rrezikshme, bllokoi edhe qarkullimin në autostradë i cili u rihap pas disa orëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular