BallinaKryesore"Veliaj quan sukses te madh strehimin e 100 familjeve!", Bogdani: Nxori me...

“Veliaj quan sukses te madh strehimin e 100 familjeve!”, Bogdani: Nxori me dhune nga shtëpitë rreth 430 familjeve!

Nga Gert Bogdani
Nen justifikimin e demtimit nga termeti dhe planit te rindertimit, Bashkia e Tiranes nxorri me dhune nga shtepite e tyre dhe u prishi shtepite reth 430 familjeve!
Sot del dhe quan sukses te madh dorezimin e 100 shtepive ne zonen e 5 Majit, kur per fakt asnje nuk eshte banor nga keta 430 familje qe u nxorren me dhune nga shtepite e tyre ne mes te dimrit 1 vit me pare!
4 vjet pas termetit dhe Bashkia e Tiranes quan sukses te madh strehimin e 100 familjeve! E nderkohe, per te arritur kete sukses ka prishur shtepite dhe jetet e 430 familjeve dhe ka zaptuar e bere prone te veten e te miqve oligarke 83,000m2 ndertim.
Ne zonen e 5 Majit jane parashikuar 272,000 m2 ndertim, nder keto vetem 45,000 m2 (16%) per banoret, 144,000 m2 per termetin (vetem 100 apartamente qe ka dorezuar sot) dhe 83,000 m2 mbeten ekstra (metra ndertim qe Bashkia dhe oligarket prane Bashkise se Tiranes behen pronare nga hici)!
Kete lajm te sotmin mund ta quaj sukses vetem Bashkia e Tiranes, sepse ploteson listen e qokave dhe pasuron miqte e vet ne kurriz te banoreve!
Afera korruptive e 5 Majit duhet hetuar dhe pergjegjesit duhet te japing pergjigje para drejtesise! Banoreve u duhet rikthyer prona e tyre nje ore e me pare dhe sic u takon dhe nuk duhen zvarritur pafund! 5 Maji duhet te rikthehet ne ligjshmeri!
PS. Nderkohe askund nuk permenden 6 kullat, mbi 32 kate secila, qe pritet te ndertohen menjehere pasi te perfundojne apartamentet! Po nga keto kulla kush perfiton?!?!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular