BallinaAktualitetÇmenduri nga lotaria amerikane, ofrohet çmimi i madh prej 1.53 miliardë dollarë

Çmenduri nga lotaria amerikane, ofrohet çmimi i madh prej 1.53 miliardë dollarë

E keni menduar ndonjëherë sesi do të ishte kur sapo të zgjoheshit në mëngjes do ti përkisnit grupit ekskluziv të miliarderëve në botë? “Këto gjëra nuk ndodhin”, do të mendoni. Dhe pse duket e pamundur kjo gjë ndodh. Këto ditë në Shtetet e Bashkuara ka një furilotarish, kur të gjithë po përpiqen të prekin ëndrrën. Lotaria Mega Millions, dhuron nesër shumën marramendëse prej 1.35 miliardë dollarësh!

Një lojtar me fat do të ketë mundësin të fitojë shumën e dytë më të madhe në historinë e lotarisë. Xhekpoti më i madh në historinë e SHBA është një Powerball prej 2.4 miliardë dollarësh i fituar me një biletë të vetme në Kaliforni.

Shanset për të fituar janë të vogla. Sipas raporteve një në 302 milionë bileta mund të jetë ajo e fatit. Një lojtar të paktën duhet të blej 300 bileta Mega Millions.

Shumë këshilla të ndryshme po jepen në internet sesi mund të fitojnë çmimin e madh, por një nga shqetësimet kryesore të lojtarëve mbeten tatimet.

Amerikanët për të luajtur biletat dhe ti shmangen tatimeve kanë filluar të migrojnë në shtete të ndryshme. Pasi taksat ndryshojnë, dhe pagesa e tyre mund të shkojë deri në 120 milionë dollarë.

Fituesit i duhet të zgjedhë sesi t’i marrë fitimet.  Ai ka 2 opsione:

E para është të marrë të gjithë shumën, e cila megjithatë do të “ndahet” në 30 këste prej 45 milionë dollarësh, të cilat do paguhen një herë në vit.

Opsioni i dytë, por më i popullarizuar, është i ashtuquajturi “cash out”. Me këtë paguajnë njëhersh  taksat. Në shortin e nesërm, fituesi, nëse zgjedh të arkëtojë, do të marrë rreth 707.9 milionë dollarë përafërsisht sepse varet nga ajo që do të fitojnë.

Mbi të gjitha kjo varet nga vendi ku luhet letra. Mega Millions luhet në 45 shtete, Uashington DC dhe Ishujt e Virginias të SHBA . Në të gjitha shtetet, fituesi do të paguajë taksën federale prej 24%, pra fillon me minus 10.8 milionë dollarë (nga shuma 1.35 miliardë) plus 5.8 milionë dollarë, që do të ulë shumën vjetore të paguar nga 45, në 28.38 milionë dollarë.

Në rast të pagesës së një shume të madhe, shuma neto prej 707.9 milionë dollarë, siç shpjegohet nga uebsajti i llogaritësit të taksave të lotarisë usamega.com , do të zbritet nga taksat federale prej 169.89 milionë dollarë dhe 91.98 milionë dollarë, duke e lënë shumën totale në 446.014 milionë dollarë.

Por ky nuk është fundi i taksave. Në varësi të shtetit në të cilin luhet bileta, fitimet i nënshtrohen edhe taksimit të shtetit, i cili varion nga 3% në 6%, megjithëse ka përjashtim të Nju Jorkut, i cili vendos një taksë prej 10.9%.

Pra, natyrisht, të gjithë amerikanët preferojnë ta hedhin biletën e tyre në tetë shtetet që nuk vendosin asnjë taksë mbi të ardhurat shtetërore: Kaliforni, Florida, New Hampshire, Dakota e Jugut, Tenesi, Teksas, Uashington, Wyoming.

Nëse fituesi ka luajtur biletën në ndonjë nga shtetet e mësipërme, ata do të marrin shumat e përshkruara më sipër. Nëse ai e blen atë në Nju Jork, megjithatë, do të marrë një total, pas taksave të shtetit, prej 368.85 milionë dollarë, ose nëse zgjedh për pagesat vjetore, ai do të marrë 23.48 milionë dollarë në vit. Në internet njerëz të ndryshëm, thojnë se ekzistojnë zgjidhje për të shmangur taksat e mëdha.

Por e vërteta është se ka rregullore sipas shtetit. Për shembull, dikush mund të blejë një biletë përmes një pale të tretë, ka kompani, të tilla si Lotto.com, që blejnë biletën dhe i dërgojnë një imazh dixhital lojtarit, në shtete të ndryshme, si Arkansas, Kolorado, Minesota, New Jersey , Nju Jork dhe Teksas.

Por në disa shtete të tjera, si Kalifornia, Oklahoma, Florida dhe dhjetëra të tjera, lojtarët duhet të shkojnë personalisht në lotari për ta blerë. Por çfarë është një udhëtim i vogël përballë mundësisë për të fituar 1.35 miliardë dollarë?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular