BallinaPolitikeBashkia Mallakastër/Agron Kapllanaj merr dritën jeshile nga KQZ-ja për të kandiduar në...

Bashkia Mallakastër/Agron Kapllanaj merr dritën jeshile nga KQZ-ja për të kandiduar në zgjedhjet e 14 majit

KQZ i jep dritën jeshile Agron Kapllanajt: Nuk ka asnjë pengesë për të ushtruar funksionin publik
KQZ ka bërë me dije se pas verifikimeve të thelluara rezulton se kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit për Partinë Demokratike, Agron Kapllanaj, nuk ka asnjë pengesë për të ushtruar funksionin publik të deputetit.
“Kapllanaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të tij si subjekt zgjedhor”, deklaroi kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Ky vendim i marrë nga KQZ gjithashtu hedh poshtë akuzat e bëra kundrejt Kapllanajt, të cilët më herët u shprehën se ai nuk mund të kandidojë për kreun e Bashkisë së Mallakastrës për shkak të problemeve me ligjin në shtetin fqinj, Itali. Kapllanaj është kandidati zyrtar i Partisë Demokratike të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Mallakastrës.
Kujtojmë se në vitin 2004 ai u dënua me dy vite burg dhe 300 euro gjobë nga Gjykata e Firences pasi akuzohej për vjedhje. Prokuroria e Përgjithshme ju rikthye kësaj historie duke i dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një skaner të aktivitetit penal të ish-kryebashkiakut. Sektori i Dekriminalizimit bëri një verifikim të thelluar dhe komunikim me shtetin italian për këtë çështje, ku rezultoi se Agron Kapllanajt dënimi i është pezulluar me kusht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular