BallinaLifestyle“Djeg” për herë të katërt shaminë e beqarit, modelja latine i thotë...

“Djeg” për herë të katërt shaminë e beqarit, modelja latine i thotë “po” Ronaldos

spot_img

Ish-futbollisti i famshëm brazilian, Ronaldo, do të bëhet dhëndër për herë të katërt. Lajmin e ka njoftuar partnerja e tij, Celina Locks, e cila ka postuar në “Instagram” një foto krah ishsulmuesit, të shoqëruar me mesazhin “Thashë po”, duke shtuar më pas, “Do të dua përgjithmonë”.

Një dedikim i ëmbël nga modelja, të cilit nuk i ka rezistuar as vetë Ronaldo. “Të dua”, i përgjigjet në komentin e tij ylli brazilian, duke i dërguar gjithashtu disa zemra. Kush është Celina Locks, gruaja e ardhshme e fenomenit?

Ajo është e vitlindjes 1990, me karrierë si modele dhe sipërmarrëse braziliane. Gjatë karrierës së saj të gjatë ajo është shfaqur në shumë kopertina revistash prestigjioze të modës, duke marrë pjesë gjithashtu në sfilata të shumta në mbarë botën. Celina së fundmi ka lançuar në treg edhe brendin e saj, “Celina Locks Beauty”, i specializuar në produktet e bukurisë.

Ndërkohë, për sa i përket Ronaldos, ai aktualisht është drejtues sportiv dhe pronar i Real Vajadolidit dhe Kruzeiros. Për 46-vjeçarin kjo do të jetë martesa e katërt, pasi më parë ai ka qenë i martuar fillimisht me Milene Domingues në vitet 1999-2003, me të cilën ka edhe djalin e madh, Ronald.

Martesën e dytë e ka pasur me Daniella Ciccarellin, por që i zgjati vetëm pak muaj në 2005-ën. Ndërsa në 2008-ën vendosi kurorë me Maria Beatriz Antony, martesë nga e cila erdhën në jetë edhe dy fëmijë të tjerë, Maria Sofia dhe Maria Alice. Por kjo martesë do të merrte fund në vitin 2012. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular