BallinaLifestyle“Sot dua t’i vë kapakun”- Luiz Ejlli në lot: Kiarën e humba,...

“Sot dua t’i vë kapakun”- Luiz Ejlli në lot: Kiarën e humba, më vjen të plas që më refuzon! I kërkoj falje të gjithëve dhe…

Rrëfimi që Luiz Ejlli i bëri Kiara Titos se është i sëmurë me tumor, por që më pas e përgënjeshtroi vazhdon të sjellë reagime të shumta brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Vetë Luizi i kërkoi falje të gjithëve dhe kërkoi që sot situata e tij të mbyllej me faljen e tij

Ai thotë se nuk ndihet mirë që Kiara e refuzon, edhe pse vazhdimisht tenton t’i rrijë afër.

“Pata frikë, se unë e kam thënë që ajo është si kristal që po e prek diku thyhet. Dhe kur e pashë që ra, ngela. Thoja o zot i madh iku për një fërkim të vogël. Kisha frikë se meqë isha në nominim, se thashë ia kam bërë vetes, nuk do e shoh më. Pastaj kur erdhi, edhe pse nuk mi hodhi sytë ishte shumë mirë që ishte këtu. Më vinte të plas që e pashë ashtu, se me duket vetja si shkaktari i asaj.  Kjo ishte arsyeja që doja të rrija afër dhe pse ajo e refuzon”, tha Luizi.

Diskutimet

Dea: Ai duhet të na kërkojë të falur dhe të kuptojë peshën e gjësë!

Kristi: Jam i kënaqur që Luizi është këtu, që  po shohim njerëz në shoqërinë tonë që luajnë kështu, që gënjejnë dhe pastaj justifikojnë. Më vjen dhe keq për të se kur e pashë për herë të parë thashë ky ka talent, ka kanalizuar aspektin më të ulët që ka në vete në këtë gjë që bëri. Ai mund të bëjë gjëra më të mira

Ronaldo: Ajo që bëri nuk ka falje , por unë kam parë një njeri që ka qenë në një këmbë në varr, po gjithsesi nuk e fal! Ai do mbajë përgjegjësi !

Kristi: Ne mendojmë në mënyrë bazike, nominimi nuk është dënim!  Dënimi është prishja e imazhit!

Ronaldo: Ai ka përgjegjësi ndaj publikut!

Efi: Reagimet e para ishin shumë të ashpra, është shumë e shëmtuar s’mund ta kthesh dhe ti në njëjtën mënyrë!

Luizi: Po kam filluar të marr udhëzimet e Kiarës. Dëmin më të madh ja kam bërë vetes! E dyta është Kiara, që ia bëra sy për sy, përveçse e humba i shkaktova dhe stres.  Banorëve që janë këtu, se ne kemi hyrë të luajmë,  iu kërkoj falje, edhe produksionit se e pashë që isha në greminë dhe thashë budalliqe kot. Edhe njerëzve iu kërko falje se ata kërkonin spektakël, dhe iu ngriu buzëqeshja. Pas nuk kthehem dot,  tani unë dua të rri këtu, por këtë e vendos publiku. Sot dua ti vë kapak kësaj gjeje. Nëse rri brenda do eci para, nëse jo respekt  për të gjithë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular