Nga Bujar Leskaj
5 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
5 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
Sot, 15 janar, mbushen 24 vjet që kur forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër popullit të Kosovës dhe njerëzimit në Reçak.
Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun, ashtu si nuk mund të shkruhet pa Prekazin, Gjakovën e shumë fshatra e qytete të tjera të Kosovës, të cilat njohën mbi 400 masakra, qindra mijëra të vrarë, të plagosur, të dhunuar e të dëbuar nga trojet e tyre gjatë viteve 1998 dhe 1999.
Masakra e Reçakut ishte ngjarja ku bota përfundimisht pa dhe kuptoi fytyrën e regjimit të Millosheviçit, barbarinë dhe gjenocidin serb në Kosovë.
Ishte masakra, e cila detyroi botën perëndimore të përshpejtonte ndërhyrjen për t’i dhënë fund gjenocidit serb.
Në 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të pafajshëm e të paarmatosur.
Serbia në Kosovë ka kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili denoncoi se në Kosovë po ndodhte një krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmerrte misionin ushtarak, pas të cilit Kosova fitoi Pavarësinë.
Pikërisht për këtë i jemi e duhet t’i jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë, NATO-s dhe Perëndimit, të cili i përkasim.
Masakra e Reçakut dhe gjenocidi serb në Kosovë nuk duhen harruar, “…për hir të së ardhmes dhe Ballkanit të hapur…”, përndryshe Historia do të na gjykojë e dënojë!
Aq më tepër kur Beogradi nuk ka kërkuar asnjëherë ndjesë për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës!