Gjykata e Lartë ka zgjedhur anëtarin e 9-të Gjykatës Kushtetuese. Holta Zaçaj do të zërë vendin e zëvendës kryetares Vitore Tushe. Në mbledhjen e kësaj të hëne, anëtaret e Gjykatës së Lartë mes Elsa Mihës dhe Zaçaj zgjodhën këtë të fundit, për shkak të pikëzimit. Zaçaj u zgjodh e para me 84.7 pikë në raport me 82 pikë që siguroi Miha. Me zgjedhjen e anëtarit të ri, Gjykata Kushtetuese plotësohet me numrin e plotë prej 9 anëtarësh.
EMRI/Zgjidhet anëtari i 9-të i Gjykatës Kushtetuese, ja kush e zëvendëson Vitore Tushën
RELATED ARTICLES