BallinaBotaKur do t’i jepet fund luftës? Ministri i Jashtëm rus prezanton kushtet...

Kur do t’i jepet fund luftës? Ministri i Jashtëm rus prezanton kushtet e reja: Ukraina nuk duhet të presë që…

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka prezantuar kushtet e reja për përfundimin e luftës në Ukrainë, ku ka thënë se konflikti do të përfundojë vetëm kur Ukraina të mos jetë më një kërcënim ushtarak për Rusinë.

Në një konferencë për mediat, Lavrov ka thënë se shqetësimet e sigurisë së vendit të tij ishin një nga arsyet kryesore për luftën.

“Ukraina, si çdo territor tjetër në kufi me Rusinë, natyrisht nuk duhet të presë një infrastrukturë ushtarake që përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë”, ka thënë ai, duke diskutuar se çfarë do të duhej për t’i dhënë fund luftës.

Ai shtoi se qëllimet e operacionit special ushtarak nuk u shpikën, por u përcaktuan nga interesat themelore, legjitime të sigurisë të Federatës Ruse.

Deklaratat e tij vijnë pasi vazhdojnë spekulimet se presidenti rus Vladimir Putin së shpejti mund të nisë një mobilizim tjetër për të nisur një ofensivë të re në Ukrainë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës komentoi deklaratën e Lavrovit se negociatat me Volodymyr Zelenskyn janë të pamundura dhe ka thënë se problemi është me palën tjetër, jo me Kievin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular