BallinaAktualitetNdahet nga jeta në moshën 80-vjeçare, Isuf Kalo. Shërbeu si mjeku personal...

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare, Isuf Kalo. Shërbeu si mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha

Është ndarë në jeta ditën e sotme në moshën 80-vjeçare mjeku i njohur Isuf Kalo. Panorama TV mëson se ai vuante nga një sëmundje e rëndë

Kalo ka qenë mjeku personal i ish diktatorit Enver Hoxha. Kalo ishte nga qyteti i Tepelenës. Ai përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1964.

Kalo u specializua në disa vende evropiane për diabetologji dhe endokrinologji. Për disa vite ka qenë kryetar i endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës. Ai ishte Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Mjekësisë dhe i nderuar me Çmimin Punëtor Shkencëtar i Dalluar i Shqipërisë.

Në vitin 1985 Isuf Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës. Për këtë fakt disa herë në intervista të ndryshme është pyetur dhe Kalo, ka përcaktuar atë që ishte marrëdhënie personale me udhëheqësin komunist dhe marrëdhënien pacient-doktor.

 “Ka pak teprim në definimin tim, si mjeku personal i Enver Hoxhës, çka presupozohet, sikur gjatë gjithë jetës së tij Enver Hoxha ka pasur mjek, Isuf Kalon. Nuk është kështu. Enver Hoxha ka pasur mjekë më përpara. Ka qenë Prof. Hoxha, që i zbuloi diabetin, para tij ka qenë Dervishi, një doktor tjetër që iku në Çeki dhe kështu me radhë.

Pas kësaj, në kohën që ai u sëmur dhe koincidon me prezencën time 15 vjeçare aty, u ngrit një ekip mjekësor, i cili plotësonte gjërat që më mungonin mua, në ekspertizë…ishte në aspektin e urgjencës ose në ndonjë aksident, që mund t’i ndodhte por edhe në anën kardiake të zemrës. Pra, unë kam pasur rolin e mjekut të tij dhe të familjes. Kam ardhur shumë i ri, këtu, në bllok. Kam ardhur 23 -vjeç dhe në njëfarë mënyre, u rrita këtu edhe fizikisht dhe profesionalisht, edhe emocionalisht”, thoshte ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular