BallinaSportFOTO/ Rruga e gjatë ka nisur, Broja tregon “çelësin” e rikthimit në...

FOTO/ Rruga e gjatë ka nisur, Broja tregon “çelësin” e rikthimit në fushë

spot_img
spot_img

Armando Broja është i ndërgjegjshëm që këtë sezon do ta mbyllë si një spektator. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit që pësoi në dhjetor dhe pritet që të kthehet në fusha vetëm gjatë fazës përgatitore për sezonin e ri në verë.

Një situatë që lojtari po mundohet ta përjetojë me optimizëm, i ndërgjegjshëm se e pret para një rrugë e gjatë për t’u kthyer aty ku ishte, si protagonist me Çelsin dhe kombëtaren shqiptare të futbollit.

Vetë futbollist e ka bërë të qartë një gjë të tillë me një postim në rrjete sociale, ku shfaqej i shtrirë në palestër, më saktësisht në sallën e masazhit. “Durim” shkruante ai në postimin e tij, që shoqërohej me ikonën e një çelësi, si për të treguar se pikërisht durimi ishte rruga e vetme për të kaluar këtë situatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular