BallinaKronikeAtentati ndaj Arjan Ndojës, BIRN: I implikuar një tjetër nip i deputetit...

Atentati ndaj Arjan Ndojës, BIRN: I implikuar një tjetër nip i deputetit socialist Rahman Rraja

Një operacion i gjerë policor solli arrestimin e pesë të dyshuarve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve në lidhje me atentatin mafioz të profilit të lartë në Durrës në vitin 2019, që synoi vrasjen e një bosi të dyshuar krimi, i cili gjendej nën shoqërinë e një prokurori. Një tjetër i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja shpallet në kërkim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur se ka zbuluar disa të dyshuar që kanë ndihmuar dy atentatorët që po gjykohen për një atentat mafioz të profilit të lartë në Durrës në vitin 2019, duke arrestuar pesë prej tyre dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë.

Operacioni lidhet me ngjarjen e 1 nëntorit 2019, kur në autostradën Tiranë – Durrës, atentatorët shënjestruan një makinë në të cilën udhëtonin Pëllumb Muharremi, i cili njihet edhe si Aleksandër Laho, si dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, duke zbrazur një breshëri plumbash që lanë të vdekur një 30-vjeçar që punonte si shofer dhe dy të tjerët të plagosur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular