BallinaLifestyle“Butrinti po përfiton nga vëmendja e...”/ Mikela thotë emrat që mendon se...

“Butrinti po përfiton nga vëmendja e…”/ Mikela thotë emrat që mendon se shkojnë në finale: Do hanë njëri-tjetrin…

Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Mikela Pupa, ishte dje e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Jo vetëm kaq, pasi ajo komentoi edhe ngjarjet e fundit dhe thashethemet që po qarkullojnë prej disa ditësh në lidhje me Butrint Imerin. Sipas saj, këngëtari do nxjerrë këngën e re dhe po përfiton nga vëmendja e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit
“Po do nxjerrë ndonjë këngë, duke qenë se edhe ai e shikon se kjo gjëja është më e përfolura në Shqipëri, pse jo të përfitojë edhe ai, dhe mirë bën. Po përfiton nga fama e Kiarës dhe Luizit”, tha Mikela.
Ndërsa e pyetur nëse e sheh Titon në finale, ish-banorja u shpreh: “Pak para finales”.

“E dua shumë, por loja është shumë e egër aty brenda. Ata do hanë njëri-tjetrin deri në fund”, shtoi Mikela, e cila brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” ajo u afrua shumë me Kiarën.

Nga ana tjetër Mikela dha edhe emrat që mendon se mund të shkojnë në finalen e madhe. Sipas saj ata janë Luizi, Efi, Olta, Amos dhe Kristi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular