BallinaKulture“Një tomografi e politikës shqiptare”/ Autori Zef Ndrekaj, sjell për lexuesin nje...

“Një tomografi e politikës shqiptare”/ Autori Zef Ndrekaj, sjell për lexuesin nje analizë të detajuar të situatës në vend

Dje, në një nga mjediset e Muzeut Historik të Tiranës, u promovuan dy librat e mi “Një tomografi e politikës së sotme shqiptare” te autorit zef Ndreka ku u bene bashkë shkrimtarë, intelektualë, autorë e gazetarë.
“I falenderoj gjithë pjesëmarrësit në atë takim me librat, ku nuk munguan analistë të politikës, artistë, gazetarë, intelektualë të fushave të ndryshme, botues, politikanë, historianë etj . Falenderoj në veçanti studiuesin e vjetër z.Shefqet Hoxha i pranishëm në takim, miq nga Kosova, themelues të PD-së në fillimet e saj . Falenderoj në veçanti folësit në atë takim , z.Nebil Çika , z,Preç Zogaj, z. Asgan Haklaj , z.Shpëtim Agolli, shkrimtarin Ndue Lleshaj, kandidatin e PD-së për Bashkinë Librazhd Bujar Vreto, avokatin Fran Lleshi, intelektualin inxhinier Pashk Ndoci, demokratën vlonjate Vasilika Gjoka etj, të cilët i dhanë vlerë takimit. Falenderoj në fund mediat televizive , që e pasqyruan me korrektësi dhe vërtetësi aktivitetin . Ra në sy mungesa e deputetëve të PD-së dhe drejtuesve të saj , edhe pse të ftuar nuk e vlerësuan aspak këtë aktivitet të mirëfillt politik -shkruan Zef NDreka.

Tomografia e Ndrekës sjell për lexuesin një analizë të detajuar  për dy vitet e fundit të situatës politike në vend, kryesisht në Partinë Demokratike .

Zef Ndreka: Të them të vërtetën unë s’e kisha menduar të botoja libër veçanërisht që lidhet me politikën, por nisur nga shqetësimet, gjithë situate politike, veçanërisht nga politika e ngjeshur e dy viteve të fundit. Pas 25 prillit, kur u bën zgjedhjet, kur u tjetërsua vota, si gjithmonë në Shqipëri. Pastaj ndodhi që SHBA-të shpallën non grata ish-liderin e partisë DEmokratike, për arsye që ata i listuan. Situata Politike u ashpërsua, derisa përfundoi me 8 janarin, që ishte ngjarja më skandaloze, më e paparë askund në botë.

Duke sjellë këndvështrimin e tij objektiv si i papërfshirë me palët, Ndreka e sheh situatën si rezultat i kapjes së politikës në mbi 30 vitet e demokracisë në Shqipëri.

Zef Ndreka:  Kapja e politikës nga klasa 30 vjeçare. E gjitha e ka kapur politikën. Ato nuk kanë problem kush e fiton, e majta e djathta. Unë që e shoh nga Gjermania dhe bëj një analizë më të ftohtë, jo me shumë emocion siç janë militantët e partive. Unë i shoh si një. Janë një. Këta nuk janë asgjë tjetër për mendimin tim, përveçse litarët e tejzgjatur të komunizmit, në forma të ndryshme.

Për publicistin Preç Zogaj, botimi sjell pasqyrimin e situatës në Partinë Demokratike në dinamikë.

Preç Zogaj: Autori ka bërë analizë, pasqyrim të ngjarjeve që kanë ndodhur ditë për ditë. Duke qenë ai  vetë (Zefi), një intelektual, me orientim të qartë euro-atlantist, kjo është dhe zgjidhja në fund të fundit, që e djathta shqiptare, PArtia DEmokratike Shqiptare duhet të bashkohet, për të qenë siç ka lindur, alternativa kryesore e një Shqipërie perëndimor, euro-atlantiste, në marrëdhënie të ngushta me SHBA-në. Kjo kërkon, që jo vetëm ne të duam të jemi miq me SHBA-në, por SHBA-ja të na njohë si miq të vetë.

Nga ana tjetër, autori Ndreka tregon se ky botim, do e shtyjë për të vijuar publikimin e analizave të tij edhe në të ardhmen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular