BallinaOP EDAvokat Hasan Metuku: "Më thuaj se me kë rri, të them se...

Avokat Hasan Metuku: “Më thuaj se me kë rri, të them se kush je”-popullore

Nga av.Hasan Metuku
Kryellumi i shqiptarëve, Edi Rama thotë që ish-shefi antiterrorit të FBI-s ne New York , Charles McConigal, ka qenë dhe vazhdon te jete miku i tije!
Po 225 mije euro, që akuzohet se i janë dhënë këtij të arrestuari nga një-ish sigurims shqiptar dhe kontigjent aktual i Sherbimit Informativ Shteteror a nuk duhet të sqarohet publiku nga Rama nga i cili varet SHISH?!
Rama e di mire, e njeh personalisht shqiptarin që i ka dhene 225 mije euro ish-zyrtarit te larte te FBI-se ne Nju Jork, pasi Rama, rrinte bashke me atë dhe Çarlin në dreka e darka.
“Prokurorët e Nju Jorkut pretendojnë se gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, McGonigal dështoi të zbulonte formularët e qeverisë amerikane se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan Kosovar dhe të tjerë.
Në një takim, prokurorët pretendojnë se McGonigal i kërkoj kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit”. Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat e naftës.”-CNN
Ai thote: prisni te beje drejtesi SHBA-ja, pastaj flisni!
Nderkohe, që të bërit drejtesi eshte pjesa esenciale e moralit të larte publik, po morali i Ramës ku mbetet si Kryeminister i vendit ne këtë rast?!
A nuk duhet tu shpjegoje shqiptareve ky palo bandit, se pse zgjedh si Kryeminister të rrethohet, shoqërohet me të tillë njerës, shoket e miqtë e tijë perfshihen në skandale apo arrestohen?! Po marali se me çfarë miqsh e shokësh e rrethon veten ku gjendet ?
Edi Rama duhet përzënë, jo per këtë rast, apo per rastet që ministrat miq të ngushte te tijë janë në burg, por per korrupsionin, galopant, turpin dhe baltën që e ka katandisur Shqiperine e Shqiptarët!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular