BallinaAktualitetSi FBI mbajti nën survejim takimet e Charles McGonigal me Edi Ramën...

Si FBI mbajti nën survejim takimet e Charles McGonigal me Edi Ramën dhe Oligarkët rus

Çështja e Charles McGonigal, ish shef i Kundërzbulimit të FBI të Nju Jork nga 2016-2018, me aneks KM është shumë interesante. Ai ka hyrë nën vëzhgim nga ish kolegët sepse ka propozuar vajzën e një përkthyesi rus Sergey Shestakov, për të bërë një intership në Policinë e Nju Jorkut, në departamentin e kundërzbulimit dhe inteligjencës. McGonigal ka folur me kolegët e NYPD për këtë mundësi. Kolegët e kanë raportuar këtë kërkesë të pazakontl tek zyra e FBI dhe ka nisur survejimi. Proçedurë rutinë e mbajtjes nën kontroll të (ish) punonjësve në drejtim të lartë.
Gjatë mbajtjes nën vëzhgim janë parë shumë shkelje të kodit të sjelljes së FBI për punonjësit dhe ish punonjësit, përshkak se kanë lexuar materiale sekrete, iu duhet të deklarojnë për shumë vite çdo gjë. Dmth kë takojnë, ku shkojnë, çfarë thonë në takime dhe për kë. Shumë gjëra, për një periudhë të paktën 5 vjeçare.
Në fokus të FBI ka qenë shërbimi i tij për të parë cilët oligarkë rusë do të ishin nën sanksione të Thesarit dhe të lajmëronte. Posaçërisht ka qenë interesimi për ish diplomatin sovjetik, Oleg Deripaska, bilioner, oligark i familjes së Putinit. Ai ka dhënë këto info, sipas aktakuzës. Dhe të tjera punë të “pista”. Deripaska është partner edhe i Aleksandër (Sasha Mashkeviç, miliarde kazakohebre, që sponsorizoi takimin tre ditor të kryeministrit Edi Rama në Izrael.
Aneksi shqiptar.
Marrëdhënia e tij me KM Edi Rama dhe enturazhin e tij ka nisur në 2013. E paraqartë kush ka qenë shkesi i miqësisë. Janë bërë shumë takime me biznesmenini shqiptaro-amerikan të Nju Xhersit, z. Agron Neza, (dhe jo “Nezo” siç thotë i nderuari Prof. Dr. SB për të humbur gjurmët e bashkëpunimit të patriotit të tij). Neza rezulton nga Tropoja. Datëlindja 1964.
Sipas burimeve ka punuar për shërbimin sekret shqiptar për pak kohë. Ai i ka dhënë McGonigal 225 mijë dollarë në parkingun e një restoranti për ndihmën e tij, midis të tjerash, si duket edhe për të stimuluar hetimin e lobistit të ish kreu të PD, Lulzim Basha, Nick Muzin. Kjo lidhet direkt me daljet publike të partnerit në biznes të McGonigal, Mark Thomas Rossini, ish-kolegu i tij në FBI, që ka dalë në disa TV të afërta me qeverinë për të sulmuar Lulzim Bashën. McGonigal-Rossini-Neza janë partnerë biznesi në Tiranë.
McGonigal e ka marrë seriozisht punën dhe ka ardhur vetë në Tiranë për takime, nga 2017 dhe më pas, me biseda konspirative në biznes dhe politikë. N
Aktakuza e FBI pretendon se McGonigal mori tre pagesa të veçanta në para nga biznesmeni në vitin 2017, pasi të dy udhëtuan në Shqipëri, ku McGonigal u takua me kryeministrin e vendit dhe i kërkoi atij “të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave të shpimit të fushës nafte në Shqipëri për kompanitë ruse“. Por në fakt, ai po ndikonte tek sektori i hidrokrabureve për qëllime lobimi, ku rol kishte edhe këshilltari tij për investimet në Kryeministri. Në pikën 23 të aktakuzës flitet për një takim me një takim me një binzesmen politikan që kanë dashur ta vrasin. Referencë e mundshme për deputetin T.D.
McGonigal biznes në Tiranë

Charles Mc Gonigal, i cili ka mbajtur detyrën e Kundër Spiunazhit në FBI, rezulton se është aksioner me 25 përqind në një zyrë konsulence në Tiranë. “Law office & Investigation” është regjistruar në Shqipëri në vitin 2008, nga avokati shqiptar Shefqet Dizdari. Në prill të vitit 2019, ai shet një pjesë të aksioneve të tij tek tre persona të tjerë. I pari ishte Charles Mc Gonigal, ish-agjenti i FBI-së që tashmë po hetohet nga prokurorët amerikanë për lidhje me interesat ruse. I dyti është ish-kolegu i tij në FBI, Mark Thomas Rossini, i cili është nën hetim nga autoritetet në Porto Riko për mashtrim, pastrim parash dhe konspiracion. Aksioneri tjetër është Agron Neza, një shqiptaro-amerikan me banim në Nju Xhersi, emri i të cilit shfaqet në dokumentat e prokurorëve amerikanë. Në atë dokument gjendet emri i një shqiptari tjetër, Dorian Duçka, i cili prej vitesh punon si këshilltar i jashtëm për investimet në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Adresa e saj, sipas dokumentave zyrtarë, është: “Rruga Ismail Qemali, Pallati “Fratari”, ap. 8/A”. Saktësisht në të njëjtën adresë, “Rruga Ismail Qemali, Kulla Fratari, Nr.27, Ap 8-A”, gjendet selia qendrore e shoqërisë “Terraoil Swiss”, filiali shqiptar i kompanisë zvicerane “Terraoil Swiss AG”. Përfaqësuesi ligjor i kompanisë së naftës në Shqipëri është avokati Shefqet D., i cili është njëkohësisht edhe ortak me ish-zyrtarin e FBI-së, Mc Gonigal, në zyrën e konsulencës
Oleg Derepaska, biznes në Tiranë
Oligarku rus Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka gjetur hapësirë për të shtrirë bizneset e tij në Shqipëri. Pavarësisht se hetohej për korrupsion nga drejtësia amerikane, shteti shqiptar e ka lejuar që të ngrejë biznes e mbadje të bashkëpunojë për marrjen e një koncensioni për ndërtimin e Kaskadës së Hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë.
Nga të dhënat e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se Deripaska ka ngritur një kompani në vitin 2001 me subjekt ‘Ndërtim, Projektim të veprave të ndryshme. Projektim dhe zbatim ne restaurimin e monumenteve te trashegimnise kulturore, arkitektures. Menaxhimi i mbetjeve jo te rrezikshme’.
Në vendin tonë, oligarku rus ka gjetur dhe dy administratorë me të cilët ka ngritur e menaxhuar kompaninë me emër ‘TREMA ENGINEERING 2’ dhe kapital 545 milionë e 568 mijë lekë të reja. Administratorët identifikohen si Enis K. dhe Eduart Gj. Kompania mëmë është Strabag AG e Oleg Deripaska.
E njëjta kompani në bashkëpunim me dy të tjera rezulton se ka operuar në ndërtimin e Kaskadës së Hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë, të tipit BOT, (Ndërto-Opero-Transfero). Bashkëpunimi është bërë me GR ALBANIA dhe ALB – STAR shpk, shoqëri të menaxhuara përkatësisht nga dy shqiparë, Realdo M. dhe Gentjan F. e Idajet I..
Këto dokumente tregojnë mjaft qartë që projekte të tilla me shumë rëndësi përfundojnë në duart e gabuara për shkak të mungesës së verifikimit nga ana e institucioneve shqiptare. Ndërkohë që Shqipëria ishte një nga vendet që mbylli ‘qiellin’ për Rusinë, pas luftës së nisur në Ukrainë, oligarkët marrin ende përfitime nga vendi ynë. Kush mban përgjegjësi?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular