BallinaAktualitetAksidentohet policja e Elbasanit në Tiranë, kush është efektivja që u pezullua...

Aksidentohet policja e Elbasanit në Tiranë, kush është efektivja që u pezullua nga detyra pasi ofendoi gazetarët

Anisa Kostani, efektivja e policisë së Elbasanit është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet
Burime bëjnë me dije  se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të mesnatës pranë kopshtit botanik në Tiranë.
Në momentin e ngjarjes, Kostani ka qenë duke udhëtuar si pasagjere në mjetin që u aksidentua.
Ndërkohë mësohet se në timon ka qenë një person tjetër, i cili pas verifikimeve ka rezultuar se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Ata janë përplasur fillimisht me një automjet dhe më pas me trafikndarësen. Mënjëherë pas ngjarjes të dy të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Traumës ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Kostani u pezullua nga detyra në gusht të vitit të kaluar, pasi përdori gjuhë fyese ndaj medias në rrjetet sociale, masë e cila iu hoq një muaj më vonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular