Nga Ardit Gjinali
Ansambli keqqeverisës me në krye KryeKreun të vetë-quajtur si mjeshtër i fjalës së pandalë në Parlamentin e përçudnuar si pasojë e deformimit të vullnetit qytetar po hesht….heshtja ka pllakosur ndër ato anë të zhurmshme pushtet-ushtruese ku arbitrateti i ushtrimit të të tillit është në përpjestim të drejtë me të tillin arbitratitet të fjalës dhe retorikës së shfrenuar ndaj opozitës politike të këtij vendi, përkatësisht Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ish-Kryetarit të saj, zotit BASHA.
Heshtja që nuk buron nga urtia, maturia apo toleranca politike….të tillë nocione të harruara dhe në vokacion të munguara të enturazhit pushtet-mbajtës, e tilla heshtje mbetet halli nën kësulën mavi, e tilla ngjyrë që shkëlqen mbi gënjeshtrën e një Shqipërisë kinse më të mirë që serviret nga trupa e propagandës qeverisëse.
Heshtja e këtyre ditëve mbetet shuplaka më e mirë ndaj një qeverisjeje që ka ndalur përdhunshëm ndryshimin në vend përmes kapjes së shtetit dhe tjetërsimit të vullnetit qytetar jo vetëm përmes ndryshimeve të njëanshme kushtetuese të Korrik 2020, por gjithashtu përmes ushtrimit të secilës hallkë negative që përdhos panoramën e demokracisë ende të pakonsoliduar në ketë vend.
“Rublat ranë” dhe rrëzimi i të tillave inkurajon të quajturin “efekt domino” të rrëzimit të një rrjete merimange politike që helmon të përditshmen e shqiptarit të zakonshëm, i tilli me përfaqësim të munguar, zë të padëgjuar dhe të tashme të përvjedhur, gjithashtu.
Retorika e djeshme e Rublave dëshmon “tepsinë e ndryshkur “në secilin skaj të së njëjtës si pasojë e grykësisë së pandalë politike që uzurpon shumëçka në kufijtë e gjithçkasë dhe rreket të dëshmojë llamburitjen e gënjeshtërt të nuancës mavi si mbulesa ndaj zezonës që ka pllakosur Shqipërinë në secilin dimension përfshirë dhe në marrëdhëniet me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqipëria sot nuk është e ndryshme nga e njëjta e disa ditëve më parë, por e përditshmja politike nuk do të jetë e njëjta pas fundit të retorikës së Rublave, i tilli fund është fillimi i një ndryshimi ndoshta jo të shpejtë, por të shëndetshëm për shërimin e një Shqipërie që lëngon në ditët e errëta autokratike që po jetojmë.