BallinaKryesore“Përpjekja e Ramës të lidhte PD me Rusinë iu kthye në bumerang”,...

“Përpjekja e Ramës të lidhte PD me Rusinë iu kthye në bumerang”, Pampuri: Institucionet e drejtësisë të zbardhin të vërtetën

Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të njollosë PD në vitin 2017 kur në krye të partisë ishte Lulzim Basha, duke e përfshirë në skandalin me financimet ruse

Në një deklaratë për mediat, Pampuri u shpreh se përpjekja e Ramës “që me dëshmi të rreme dhe kontrata të paligjshme biznesi të lidhte Partinë Demokratike me Rusinë iu kthye atij në bumerang”. Gjithashtu, Pampuri deklaroi se me skandalin e MC Gonigal, shqiptarët sipas saj vërtetuan se PD nuk ka lidhje me akuzat për lidhjet me Rusinë. Ndër të tjera, Pampuri i bëri thirrje drejtësisë që të zbardhë të vërtetën.
Deklarata e plotë
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve bëri publik dje operacionin bashkë me financimet direkte të Edi Ramës për njollosjen e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj në vitin 2017.
Drejtësia amerikane ka nisur gjykimin e një cështjeje me rëndësi të madhe për SHBA por ky eshte nje rast ku preket dhe Shqiperia dhe interesi i shqiptareve. Ndaj sot është koha të flasë pa vonesë edhe drejtësia shqiptare. Qytetarët shqiptarë duhet të shohin vendosmërinë, pavarësinë dhe paanshmërinë e drejtësisë së reformuar tani që provat ligjore janë të çertifikuara nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara.

Dje shqiptarët mësuan se fill pas zgjedhjeve të vitit 2017, Edi Rama me ndërmjetësimin e Agron Nezës dhe Dorian Duçkës komisionoi agjentin e FBI Charles McGonigal për të ngritur çështje kundër Partisë Demokratike dhe rivalit politik të Ramës, Lulzim Basha.

Përpjekja e Ramës që me para kesh, me dëshmi të rreme dhe kontrata të paligjshme biznesi të lidhte Partinë Demokratike me Rusinë iu kthye atij në bumerang.

Njeriu që i pagoi agjentit McGonigal 225 mijë dollar kesh, Agron Neza, është njëkohësisht pronari i kompanisë që kaloi fondet ruse për agjentin e FBI.

Pas 5 vitesh fushatë propagandistike e të kundraligjshme në Shtetet e Bashkuara, në Europë dhe në Shqipëri, qytetarët shqiptarë e mësuan se as Partia Demokratike dhe as ndonjë drejtues e përfaqësues i saj nuk kanë asnjë lidhje me akuzat e gatuara në zyrën e Ramës.

Shqiptarët mësuan edhe lidhjen faktike ndërmjet akuzave të regjimit ndaj Partisë Demokratike dhe korrupsionit e metodave kriminale të Edi Ramës.

Shqiptarët e panë e zeza mbi të bardhe provën e lidhjeve të Edi Ramës me interesat ruse në SHBA dhe Europë.

Partia Demokratike inkurajon institucionet e drejtësisë të fillojnë pa humbur kohë hetimet për këtë afere korruptive ku ndryshe nga cka ndodh rendom ne Shqiperi, vete kryeministri kete here eshte perjekur te korruptoje duke paguar edhe vete FBI.

Ndëshkimi i të gjithë aktorëve të këtij operacioni është e vetmja mundësi që reputacioni i Shqipërisë dhe partneriteti strategjik SHBA – Shqipëri të mos cënohet nga kjo aferë.

Institucionet e drejtësisë kanë mbështetjen e plotë dhe të paekuivok të Partisë Demokratike për të zbardhur të vërtetën dhe për të dhënë drejtësi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular