BallinaKryesore"Pro votës emigrantëve", Shpëtim Axhami: Ja 3 propozimet Partisë së Legalitetit për...

“Pro votës emigrantëve”, Shpëtim Axhami: Ja 3 propozimet Partisë së Legalitetit për zgjedhjet e 14 majit

Nga Shpetim Axhami
Kreu i PLL
Pro votës emigrantëve, lista të hapura për kandidatët për këshilltar bashkiak, kryetar bashkie i dalë me mbi 50 % të votave, kundrejt një votimi dhe numërimi elektronik!
Si edhe jemi vënë në dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi i ka dërguar Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë disa rekomandime mbi plotësimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votimin nga jashtë vendit.
Partia Lëvizja e Legalitetit, ashtu si edhe është shprehur më parë, është pro votës së emigrantëve dhe diasporës, ata janë potencial i madh për vendin.
Gjithashtu për ne mbeteten të rëndësishme, si rritje e standarteve demokratike në vend, ku vullneti i votuesve të shprehet në mënyrë sa më të drejtëpërdrejtë ajo për sa më poshtë.
1-Hapja e listave për këshilltarët bashkiak, vote e personalizuar dhe radhitje e tyre në bazë të votave që fiton sejcili.
2-Kryetari i Bashkisë të zgjidhet me mbi 50% të votove dhe jo me shumicë të thjeshtë, kjo duke i hapur rrugë balotazhit mes tyre në një raund të dytë nqs në garë janë me shume se dy kandidat dhe asnjeri prej tyre ne raundin e pare nuk merr mbi 50% te votave.
3-Votim dhe numërim elektronik.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular