BallinaAktualitet“Fatmir Mediu do të dorëzohet...”/ Anila Hoxha: U bë çdo gjë për...

“Fatmir Mediu do të dorëzohet…”/ Anila Hoxha: U bë çdo gjë për fshehjen e “21 Janarit”, e dinim që …

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në studion e Zona Zero pasditen e sotme foli për çështjen e “21 Janarit”, mbi të rejat e fundit lidhur me hetimin si dhe si e përjetoi ajo në atë kohë si gazetare.

Hoxha tha se orët që vijojnë do të jenë shumë intensive për 21 Janarin se do merren shumë në pyetje. Kjo çështje i takon Prokurorisë së Posaçme.

“Fatmir Mediu do të dorëzohet i pandehur këto ditë,” u shpreh gazetarja.

“Unë kam qenë në protestë, në redaksinë e Top Channel ndamë të gjitha vendet se ku do raportonim. Ne e dinim shumë mirë se protesta nuk do ishte e qetë se kuptohej çdo gjë. Asnjë nuk e parashikonte që protesta do të përfundonte me viktima, por jo që do ishte e qetë.

Mua m’u kujtua se si u bënë gjërat për fshehjen e së vërtetës, një IT shkoi në mesnatë tek kamerat e kryeministrisë dhe fshinë të gjithë regjistrimet nga kamerat e sigurisë. Edhe shoferi i Ndrea Prendit kishte shkatërruar armën e Prendit, armë nga e cila u qëllua 11 herë dhe u vra një person.  Kishte përpjekje të madhe për të fshehur ngjarjen. Kulmi ishte kur u refuzua arrestimi i tyre nga forcat e policisë,” tha Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular